LAJMI I FUNDIT:

Gecaj nuk e do debatin televiziv me Ahmetin, thotë se s’është për kryetar të Prishtinës

Gecaj nuk e do debatin televiziv me Ahmetin, thotë se s’është për kryetar të Prishtinës

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj i cili njëherësh është edhe këshilltarë i kryeministrit Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur Kryetari të Prishtinës, Shpend Ahmetit, i cili e ka ftuar Kryeministrin në një debat televiziv.

Gecaj pëmres një postimi në Facebook ka shkruar se Ahmeti mund të ballafaqohet vetëm me qytetarët e Prishtinës dhe me hallet e tyre.

Këshilltari i Mustafës ka thënë se Shpend Ahmeti nuk është për asnjë qytet e lere më për Prishtinën.


Postimi i plotë:

MOSPUNA NUK ARSYETOHET ME DEBATE
Para se të ballafaqohet në një spektakël televiziv me Kryeministrin Mustafa, Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti duhet të ballafaqohet me qytetarët e Prishtinës, me hallet e tyre dhe me problemet e përditshme. Por ai ka hall tjetër. Ai do një spektakël televiziv, as më pak as më shumë se me Kryeministrin aktual të Kosovës, ku me shumë fjalë e hiç punë dëshiron ta mbuloj mos punën e deri tashme.
Janë dy karakteristika të cilat e dallojnë qeverisjen lokale të Ahmetit deri më tani. E para është marrja me probleme “të mëdha gjeopolitike”, aspak të ndërlidhura me punën dhe kompetencat e tij, dhe e dyta janë kunxhat (kunjat) e ngulur gjithandej nëpër Prishtinë. Po të matet suksesi i Ahmetit me përmasën e të parës dhe me numrat e të dytës do të ishte kryetar model për një qytet. Por kështu si është ai nuk është për asnjë qytet e lere më për Prishtinën.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori