LAJMI I FUNDIT:

Gazprom kërcënon Ukrainën për gazin

Gazprom kërcënon Ukrainën për gazin

Në prag të dimrit Rusia kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz për Ukrainën.

Kjo masë do të zbatohet që nga 1 janari i ardhshëm, nëse nuk do të firmoset një kontratë e re. Lajmin e bëri të ditur sot zëdhënësi i Gazprom, Sergei Kupriyanov.

"Duam ta evitojmë një gjë të tillë dhe kemi kohë të arrijmë një marrëveshje deri në fillim të vitit tjetër, pasi nuk mund të furnizojmë më Ukrainën me gaz, në mungesë të një kontrate”, tha Kupriyanov.