LAJMI I FUNDIT:

Gattuso ofroi dorëheqjen pas humbjes nga Verona, drejtuesit ia kthyen mbrapsht

Gattuso ofroi dorëheqjen pas humbjes nga Verona, drejtuesit ia kthyen mbrapsht
VERONA, ITALY - DECEMBER 17: Head coach of AC Milan Gennaro Gattuso looks on during the Serie A match between Hellas Verona FC and AC Milan at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on December 17, 2017 in Verona, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)

Një gazetar i mediumit të afërt me Milanin, Mediaset, pretendon se Gennaro Gattuso se do të japë dorëheqjen pas humbjes së djeshme (e diel) të Milanit në Verona, por drejtuesit ia kthyen mbrapsht dorëheqjen.  

Rossonerët u mposhtën 3-0 nga Verona dhe skuadra u vendos në ‘grumbullim’ sot, në thelb një dënim në kampin stërvitor.

Megjithatë, gazetari i Mediaset, Guglielmo Mastroianni pretendon se trajneri ishte kaq i zemëruar me natyrën e relaksuar të lojtarëve të tij pas ndeshjes, saqë ai në të vërtetë shkoi në Casa Milan për të dhënë dorëheqje.


Milani i Gattusos shkatërrohet nga Verona (Video)
Lexo po ashtu Milani i Gattusos shkatërrohet nga Verona (Video)

Drejtori i Milanit, Marco Fassone e bindi atë të rishqyrtojë pozicionin, dhe së bashku ata vendosën që të tërheqin propozim-dorëheqjen dhe të shikojnë rreth dënimit.

Zemërimi i Gattusos në ndeshje ndaj Veronas u pa qartë! (Getty Images)

Duhet të theksohet se Mastroianni është aktualisht burimi i vetëm që raporton se Gattuso donte të jepte dorëheqjen.

Shumica e burimeve të mediave italiane kanë deklaruar se Gattuso ishte gjithmonë në selinë e klubit për të diskutuar një dënim për lojtarët e tij.

Ambrosini: Gattuso ka personalitetin dhe karizmin e duhur për ta drejtuar Milanin
Lexo po ashtu Ambrosini: Gattuso ka personalitetin dhe karizmin e duhur për ta drejtuar Milanin

Në të vërtetë, menaxheri i klubit për komunikim, Pasquale Campopiano ka bërë një ‘tweet’ në profilin e tij në Twitter se Rino “kurrë nuk ka menduar të jap dorëheqje”.

Megjithatë, sido që të jetë te Milani është duke mbretëruar një klimë e zymtë shkaku i rezultateve të dobëta dhe larg pritshmërive të fillimit të sezonit dhe se drejtuesit duhet të reagojnë sa më shpejt për t’i sanuar defektet. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori