LAJMI I FUNDIT:

Gashi thotë se LDK ka refuzuar disa ministra të Vetëvendosjes, reagon Besnik Bislimi

Gashi thotë se LDK ka refuzuar disa ministra të Vetëvendosjes, reagon Besnik Bislimi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për disa prapaskena në raport me arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se standardin e qeverisjes së pastër e ka krijuar Isa Mustafa, përcjell Telegrafi.

“Qeveria Mustafa nuk ka pasur ministra me aktakuzë. Në momentin kur Ferid Aganit i është konfirmuar aktakuza është shkarkuar”.


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së thotë se edhe ne qeverisjen me LVV-në, LDK-ja nuk ka pranuar disa emra nga kjo parti.

“Kemi refuzuar edhe ministra që kanë pasur të vijnë nga Vetëvendosje pasi kanë pasur probleme që dihen…Mund të gjenden kush çfarë problemi ka pasur. Nuk dua t’i përmend emrat publikisht”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zyrtarit të Vetëvendosjes, ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi.

“Arben Gashi është duke gënjyer. Asnjë emër i ministrave nuk është diskutuar me LDK-në pasi Vetëvendosje i ka bërë publik emrat e ministrave pa u arritur marrëveshja”, ka thënë Bislimi në një reagim që ka drejtuar ndaj drejtuesit të emisionin Ermal Panduri.

Gashi: Qeverisja e Vetëvendosjes është e varur nga llajkat e Facebook-ut
Lexo po ashtu Gashi: Qeverisja e Vetëvendosjes është e varur nga llajkat e Facebook-ut

Ndërkohë Gashi ka thënë se edhe në kryesi të LDK-së është diskutuar se nëse Vetëvendosje propozon emra të caktuar që nuk dëshiroj t’ua përmend emrat nuk do të bëhet koalicioni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori