LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Ambienti medial në Kosovë i cenueshëm, shkak edhe ndarja etnike

Gashi: Ambienti medial në Kosovë i cenueshëm, shkak edhe ndarja etnike

Drejtori i Programit NDI në Kosovë, Pajtim Gashi, i ftuar në episodin e parë të “Përballje Podcast” ka folur për ambientin medial në Kosovë. I njëjti ka thënë se që nga studimet e para, kanë parë që ka trend të rritjes së aktivitetit të dezinformimit.

Sipas tij, ndikim kanë pasur edhe akterët ndërkombëtarë e sidomos ata rajonalë, me tendenca për të shtyrë narrative të caktuara përpara.

“Ka vite që ne në NDI kemi zhvilluar programe të cilat kanë për qëllim forcimin e integritetit të informacionit në Kosovë. Që kur kemi filluar të bëjmë studimet e para të ambientit medial, kemi parë që në Kosovë ka qenë një trend i rritjes së aktivitetit të dezinformimit. Normalisht nuk ka qenë gjithçka vendore, pasi ka pasur shumë prezencë edhe të akterëve ndërkombëtarë sidomos atyre rajonalë që tentonin në shtynin narrativa të caktuara përpara”, është shprehur Gashi.


Ai tutje ka thënë se krejt kjo ka bërë që të kuptojnë se është një ambient i cenueshëm, “pikërisht edhe për shkak të ndarjes etnike që ekziston në Kosovë”.

“E kjo përkthehet edhe me ndarjen e ambientit medial në dy gjuhë që i kontribuon dhe e bën edhe më të cenueshëm ambientin medial në Kosovë. Përveç kësaj, ne gjatë këtyre vlerësimeve e kemi parë që Kosova për momentin ndodhet në një fazë preventive në kuptimin që nëse fillojmë tash të marrim masa bashkërisht dhe të punojmë në forcimin e integritetit të informacionit, mendojmë se Kosova do të jetë e përgatitur në rast se përballet me sulme siç i kemi parë edhe në rajon që kanë qenë në masë të madhe për të ndërhyrë edhe në rezultate zgjedhore apo të referendumeve e kështu me radhë. Për ne është me rëndësi që qytetarët të jenë të informuar me saktësi dhe në momentin që ata marrin pjesë edhe në sferën politike, të marrin veprime apo vendime të mirinformuara”.

“Përballje Podcast”, foto Ridvan Slivova

Gashi ka deklaruar se integriteti i informacionit është një nga parakushtet kryesore të demokracisë.

Në kuadër të kësaj ai ka bërë të ditur se kanë mbështetur krijimin e një platforme diskutimi që quhet Forumi për Integritetin e Informacionit, në të cilin mblidhen bashkë përfaqësues nga shoqëria civile dhe mediat, me qëllimin kryesor që të diskutohet sfidat e informacionit.

“Përballje Podcast” me Besa Lucin e Pajtim Gashin për dezinformimin, keqinformimin e gazetarinë e dobët në Kosovë
Lexo po ashtu “Përballje Podcast” me Besa Lucin e Pajtim Gashin për dezinformimin, keqinformimin e gazetarinë e dobët në Kosovë

“Përballje Podcast” është produkti më i ri në Telegrafi.com, i cili do të trajtojë tema që kanë të bëjnë me mediat dhe gazetarinë, rolin e tyre në informimin e drejtë dhe të saktë si dhe përballjen me çrregullimet e informacionit si dhe do të transmetohet një herë në muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori