LAJMI I FUNDIT:

“Përballje Podcast” me Besa Lucin e Pajtim Gashin për dezinformimin, keqinformimin e gazetarinë e dobët në Kosovë

“Përballje Podcast” me Besa Lucin e Pajtim Gashin për dezinformimin, keqinformimin e gazetarinë e dobët në Kosovë

Në episodin e parë të “Përballje Podcast” është trajtuar tema që ka të bëjë me dezinformimin, keqinformimin, gazetarinë e dobët, edukimin medial dhe qëndrueshmërinë e mediave.

Mysafirët e parë të “Përballje Podcast” janë:


Besa Luci – Kryredaktore, Kosovo 2.0

Pajtim Gashi – Drejtor Programi, NDI Kosovë

Luci dhe Gashi kanë folur për aspektin medial në Kosovë dhe mënyrën pse ka dezinformata dhe çfarë lloj keqinformimi mund të ketë.

“Anembanë botës jemi duke u përballur me problemet sa i përket saktësisë dhe kualitetit të informacionit. Mendoj se gazetaria ka ndryshuar shumë dhe problemet me të cilat përballemi sot. Një pjesë e këtyre problemeve kanë ardhur si rezultat i zhvillimeve teknologjike, epokës digjitale”, u shpreh mes tjerash  Luci.

Besa Luci, kryreredaktore në Kosovo 2.0 në “Përballje Podcast”, foto: Ridvan Slivova

Ndërsa, Pajtim Gashi nga NDI ka deklaruar se ka vite që kjo organizatë ka zhvilluar programe të cilat kanë për qëllim forcimin e integritetit të informacionit në Kosovë.

“Që kur kemi filluar të bëjmë studimet e para të ambientit medial kemi parë që në Kosovë ka qenë një trend i rritjes së aktivitetit të dezinformimit. Normalisht nuk ka qenë gjithçka vendore, pasi ka pasur shumë prezencë edhe të akterëve ndërkombëtarë sidomos atyre rajonalë që tentonin të shtynin narrativa të caktuara përpara”, ka deklaruar ai.

Pajtim Gashi, Drejtor Programi në “Përballje Podcast”, foto: Ridvan Slivova

Ndryshe, “Përballje Podcast” do të trajtojë tema që kanë të bëjnë me mediat dhe gazetarinë, rolin e tyre në informimin e drejtë dhe të saktë si dhe përballjen me çrregullimet e informacionit dhe do të transmetohet një herë në muaj.

“Përballje Podcast”, do të fokusohet në tema për rolin dhe rëndësinë e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Komisionin e Pavarur të Mediave, qëndrueshmërinë financiare të mediave në vend, rolin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, rëndësinë e edukimit medial, dezinformimin dhe keqinformimin, raportimin e ndjeshëm gjinor, sigurinë kibernetike si dhe rëndësinë e verifikimit të burimeve.

Pos tjerash, fokus i temave në “Përballje Podcast” është rëndësia e organizatave mediale dhe menaxhimi i tyre.

‘Përballje Podcast”, foto Ridvan Slivova

Kjo seri e “Përballje Podcast” do të udhëhiqet nga Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.com dhe autor i emisionit “Përballje”.

“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë.  Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori