LAJMI I FUNDIT:

Garë e ashpër për titullin në La Liga, këto janë të gjitha ndeshjet e Barcelonës dhe Real Madridit deri në fund të sezonit

Garë e ashpër për titullin në La Liga, këto janë të gjitha ndeshjet e Barcelonës dhe Real Madridit deri në fund të sezonit

Barcelona ka bërë një hap fals në luftën për titull teksa ka barazuar në udhëtim te Sevilla pa gola 0-0.

Tani klubi katalunas është në krye të renditjes në La Liga me 65 pikë të tubuara, tri më pak se Real Madridi që ka një ndeshje më pak.

Los Blancos sonte e zhvillojnë ndeshjen e javës së 30-të, por nuk do ta kenë aspak të lehtë fitoren pasi luajnë në një terren të vështirë si ai i Real Sociedadit.


Tani më shumë se kurrë në Spanjë po diskutohet se cila nga skuadrat do të shpallet kampione në fund të sezonit.

Në rast të fitores sot, Real Madridi do të dalë në pozitë të parë, për shkak të ndeshjeve më të mira mes vete.

Ndeshja e parë në Camp Nou u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në Santiago Bernabeu, Reali kishte fituar me rezultat të pastër 2-0.

Marca ka publikuar edhe ndeshjet e dy skuadrave deri në fund të kampionatit, ku Real Madridi ka pesë ndeshje si mysafirë dhe katër të tjera si vendas.

Në anën tjetër Barcelona do t’i luaj katër takime në Camp Nou dhe katër të tjera si mysafirë.

Ndeshjet më të vështira në letër për Realin mbetën ato ajo e sontme ndaj Sociedadit në udhëtim, por edhe ndaj Athletic Bilbaso gjithashtu në udhëtim.

Ndërkohë dy takimet më të vështira për Barcelonën janë vlerësuar ai ndaj Atletico Madridit në Camp Nou dhe Villarealit në udhëtim.

Gara për titull këtë edicion në La Liga pritet të jetë e zjarrtë dhe si duket deri në fund të kampionatit do të kemi spektakël si nga Barcelona ashtu edhe nga Real Madridi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori