LAJMI I FUNDIT:

Gardianët akuzohen për hajni në rastin e Grupit të Kumanovës (Video)

Gardianët akuzohen për hajni në rastin e Grupit të Kumanovës (Video)

Të akuzuarit në rastin Lagja e Trimave në burgun e Shkutës ankohen se gardianët e burgut ua marrin veshmbathjet dhe ushqimet që u sjellin familjarët. Këtë e konfirmojnë edhe avokatët e të akuzuarve Naser Raufi dhe Mefail Arsllani. Madje, këta të fundit, i akuzojnë për hajni gardianët dhe një pjesë të strukturave udhëheqëse të burgut, përcjell Telegrafi Maqedoni

“Në këtë burg ankohen disa nga të akuzuarit se një pjesë dërmues e produkteve që ju dërgojnë familjet a posaçërisht gardëroba nuk u jepet dhe punohet për një hajni nga na e gardianeve dhe strukturave të ndryshme të burgjeve”, u shpreh avokati Naser Raufi.

Pala mbrojtëse thotë se veshmbathjet e siguruara me shumë vështirësi nga të akuzuarit kanë mbetur në Shutkë gjatë transferimit tyre në burgun e Prilepit dhe atë Ohrit. Sjellja e tillë e gardianëve ka lënë pa rroba të mjaftueshme në temperatura të ulëta shumë të akuzuar nga grupi i Kumanovës.


“Gjërat elementare që duhet ti ketë një burg nuk i ka burgu i shturës, luftë të madhe bëhet me ftohtin siç kemi informata nxehja burg është një orë brenda ditës ku është problem për qëndruar dhe si pasoje ë kemi ftohjen e ose sëmurjen e klientëve tanë “, ka shtuar avokati tjetër Mefail Arsllani.

Përfaqësuesit e burgut të Shutkës nuk u përgjigjen këtyre akuzave pavarësisht tentimeve të televizionit Alsat-M. Drejtori dhe zëvendës drejtori premtuan se do të përgjigjen gjatë ditëve të ardhshme. Seanca e radhës për rastin e Kumanovës do të zhvillohet me 23 dhjetor kur pritet që të publikohen edhe bisedat e përgjuara nga pala e akuzës gjatë periudhën kur grupi i Kumanovës është futur në Maqedoni./Telegrafi/