LAJMI I FUNDIT:

Gara e baltës mbledh qindra njerëz

Gara e baltës mbledh qindra njerëz

Rreth 250 njerëz kanë marrë pjesë në një garë që është mbajtur në baltën kundërmuese dhe të ftoftë, në Essex. Kjo garë konsiderohet si gara me e ndytë në botë.

Përkundër temperaturave ekstreme, më shumë se 1.000 persona janë mbledhur për të ndjekur garën tradicionale të vrapimit në baltë, që u mbajt në Maldon.

Shumë garues kishin ardhur në kostume solemne dhe fustane të mbrëmjes, ndërsa ka pasur të tillë që dukeshin edhe si personat e pastrehë.


Të ardhurat nga kjo garë shkojnë për qëllime humanitare, ndërsa këtë vit janë mbledhur disa mijëra funte. /Telegrafi/