LAJMI I FUNDIT:

Fury: Wilder është goditësi më i madh, por unë jam kampion bote i pamposhtur

Fury: Wilder është goditësi më i madh, por unë jam kampion bote i pamposhtur

Boksieri britanik, Tyson Fury ndihet i sigurt përpara luftës së tij për titullin e peshave të rënda me Deontay Wilder të shtunën mbrëma.

Fury ka një rekord pothuajse të qind për qind me 30 fitore dhe vetëm një barazim, ky i fundit nga lufta e parë me Wilder, dhe britaniku ka zbuluar se cilat do të jenë taktikat e tij kur të hyjë në ring në Paradise të Nevadas kundër ‘Bombarduesit të Bronztë’.

“Ne thjesht do t’i drejtohemi atij nga përpara, drejt e tek ai dhe do të fillojmë të godasim menjëherë, nga raundi i parë”, ka thënë fillimisht Fury.


Tyson Fury-Deontay Wilder III, historik i shkurtër dhe çfarë duhet të dini para trilogjisë së shumëpritur
Lexo po ashtu Tyson Fury-Deontay Wilder III, historik i shkurtër dhe çfarë duhet të dini para trilogjisë së shumëpritur

“Wilder është sulmuesi më i madh në historinë e sportit tonë. Por, unë kam t**** më të mëdhenj në historinë e sportit tonë, siç e kam dëshmuar shumë, shumë herë”.

“Wilder është një goditës dinamiti, por unë jam ende në formë. Unë jam ende duke bërë atë që kam për të bërë dhe jam i vetmi kampion bote i pamposhtur i peshave të rënda i mbetur, i vetmi në këmbë. I çmendur!”.

‘Do ta nokautoj dhe nuk do të çohet më’ – Wilder për Furyn: Të gjithë e dini si do të shkojë ky meç
Lexo po ashtu ‘Do ta nokautoj dhe nuk do të çohet më’ – Wilder për Furyn: Të gjithë e dini si do të shkojë ky meç

“Do të jetë emocionale, e dini?”, përfundoi boksieri britanik.

Wilder ka humbur vetëm një herë në 44 ndeshje dhe kjo ishte me Furyn në luftën e dytë. Ai ka një rekord prej 41 nokautësh që e bën atë si një nga goditësit më vdekjeprurës dhe më të fuqishëm që ka jetuar ndonjëherë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori