LAJMI I FUNDIT:

Fundjava, mot i vranët dhe intervale me diell

Fundjava, mot i vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë fundjavës do të kemi mot të vranët dhe me intervale me diell.

IHK thekson se vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 6m/s. /Telegrafi/