LAJMI I FUNDIT:

FSHF-ja me projekt bashkëpunimi me Juventusin

FSHF-ja me projekt bashkëpunimi me Juventusin

Projektohet edhe një bashkëpunim shumë i afërt dhe shumë i ngushtë mes klubit kampion në Itali, Juventus F.C, JMedical dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF-ja përmes faqes zyrtare bën të ditur se, “këtë të premte, presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur në selinë e klubit të Juventusit nga dy administratorët e deleguar të klubit, Giuseppe Marotta dhe Aldo Mazzia, si dhe gjithashtu në shoqërinë e administratorit të deleguar të JMedical, Elio Testa. Takimi është fokusuar në shumë pika rreth mundësisë së bashkëpunimit të shpejtë mes FSHF-së, klubit të Juventusit dhe JMedical, duke u fokusuar në asistencën mjekësore që JMedical mund të ofrojë, jo vetëm për sa i përket ekipeve kombëtare, por të ketë një shtrirje në të gjithë futbollin shqiptar”, transmeton Koha.net.

JMedical është një nga klinikat më të mira në botën e sportit dhe të futbollit me një staf të shkëlqyer mjekësh sportivë, thotë FSHF.


“Vet kreu i FSHF-së shprehu angazhimin e Federatës së Futbollit për të nisur sa më shpejt një bashkëpunim konkret. Ftesa për një vizitë në Tiranë në një kohë të përshtatshme u mirëprit edhe nga krerët më të lartë të Juventusit dhe pritet që së shpejti të konfirmohet marrëveshja e diskutuar”, thuhet në faqen e Federatës së futbollit shqiptar.

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori