Banorët e Resnjës ankohen se nuk ka mënyrë sesi t’i fshijnë nga adresa e tyre votuesit nga Pusteci dhe votuesit fantazmë nga jashtë shtetit të cilët i pengojnë edhe gjatë zgjidhjes së rasteve juridike-pronësore. Për një pjesë të rasteve ishin thirrur nga PSP, ndërsa ka zgjatur hetimi për rastin “Titanik”.
Nëpër rrugët e ngushta të fshatit Lubojnë që gjendet rreth njëzet kilometra nga Resnja dhe pesë-gjashtë kilometra nga Liqeni i Prespës, shihen shtëpitë e radhitura pas avllive të larta dhe dyerve të gjera. Arkitektura e vjetër sikur të jetë e kënaqur me vetveten, sepse është gjë e rrallë të takoni ndonjë kalimtar që t’ju thotë ndonjë fjalë për Lubojnën. Fshat mërgimtarësh që është boshatisur me shkuarjen në ShBA, Kanada dhe Australi, kurse banorët thonë se migrimi e ka kthyer fshatin në fantazmë, por dhe votues fantazma. Në fshat janë regjistruar më tepër votues, sesa banorë: në listën e votimit janë regjistruar 192, kurse sipas regjistrimit të vitit 2002, Lubojna ka 175 banorë. Bashkëfolësit tanë shpjegojnë se sipas numrit janë trefish më pak: fshati nuk ka më tepër se rreth shtatëdhjetë banorë.
“Të rinjtë ikin, gjenden. Kush do që të rrijë këtu? Çmimi me të cilin na e blejnë mollën është i “thartë”, i shesim me dhjetë denarë për kilogram. Ndoshta do të na i mbushin fshatin me banorë me projektin qeveritar për shpërngulje nga qyteti në fshat”, bën shaka një nga banorët. Në listën e zgjedhjeve kanë vënë re emra personash, të cilët nuk jetojnë fare në Lubojnë, kurse në zgjedhjet e fundit të parakohshme janë shfaqur “votues fantazma” nga Pusteci.
“Ne jemi pak, njihemi të gjithë, çdo emër që është i ri, njihet menjëherë”, shpjegon një bashkëfolës tjetër të cilin e takuam në kafenë e fshatit.
Edhe në fshatin Gorno Dupeni, të Resnjës, na shpjegojnë se në zgjedhjet e fundit janë shfaqur votues nga Pusteci, Shqipëria. Në fshat janë regjistruar 73 votues, kurse sipas regjistrimit jetojnë 59 banorë.
“Shikojmë emra dhe mbiemra të cilët nuk janë prej tanëve. Në zgjedhje erdhën disa dhjetëra votues nga Pusteci”, na tregon një prej vendasve.
Për shkak të mërgimit dhe zvogëlimit të numrit të banorëve, mbyllen edhe vendet e votimit, kështu që banorët e fshatit Leskovec që ka 12 banorë dhe 15 votues, janë regjistruar në fshatin Stenjë, si edhe atë të fshatit Konjsko i cili ka 3 banorë, ndërsa 16 votues. Në Stenjë duhet të votojnë edhe tetë votues nga Otesheva, edhe pse aty nuk ka banorë sipas regjistrimit.
Sipas të dhënave të KShZ-së, rritet numri i vendeve të votimit të cilat po mbyllen sepse ka pasur më pak se 10 zgjedhës.
Në zgjedhjet e vitit 2011 janë mbyllur tri vende votimi, kurse në vitin 2013 – 58, ndërsa në vitin 2014 janë mbyllur 57 vende votimi.
Bashkëfolësit nga Resnja shpjegojnë se që të mbulohen votuesit fantazmë në qytet, jo vetëm që regjistrohen votues nga Pusteci në adresat që tashmë ekzistojnë por janë shpikur edhe hyrje të rreme të ndërtesave dhe banesa të rreme. Për shembull, në rrugën “Koço Raacin” nr. 11 në Resnjë pronari ka konstatuar se ka një person të regjistruar Nikollçe J., për të cilin në stacionin policor në i kanë thënë se ka lindur në vitin 1988 në Melburn.
“Kanë letërnjoftime, nuk mund të hetojmë kush i ka vendosur në adresën tënde”
Shembull për faktin se pjesa më e madhe e rasteve me votues fantazma në Resnjë nuk është zgjedhur nëpërmjet kontrollit në terren të KShZ-së për pastrimin e listës zgjedhore është dhe rasti i Frosina Kotllarovska Lozanovski, e cila në zgjedhjet lokale para katër vjetësh ka vënë re se në adresën e shtëpisë familjare në Resnjë janë regjistruar 14 votues nga Pusteci.
Ajo i ka vënë re emrat dhe mbiemrat e votuesve nga Pusteci në adresën e saj dhe në ueb-aplikimin për kontroll të Listës së Zgjedhësve.
“Janë regjistruar para katër vjetësh, bëhet fjalë për tre familje nga Resnja. Kudo është paraqitur, madje edhe në polici në Manastir ku më thanë se këta njerëz kanë letërnjoftim dhe nuk mund të ngrenë hetim se kush i ka vendosur në adresën time. Që të regjistrohen si qiraxhinj duhet të kenë vërtetim pronësie”, ankohet Kotllarovska Llozanovski.
Disa qytetarë nga Resnja ballafaqohen me problem që t’i zgjidhin marrëdhëniet juridike-pronësore sepse votues nga Pusteci pa dijeni të tyre u janë vendosur si qiraxhinj.
Nga PSP-ja u interesuan për rastin Dokovski
Petar Dokovski nga Resnja, gjithashtu, në zgjedhjet lokale në vitin 2013 ka mësuar se në adresën e tij në Resnjë janë regjistruar banorë nga Pusteci. Familjet Kovaçi, Male dhe Cvetko i ka vënë re në listën zgjedhore, kurse më vonë edhe në aplikacionin onlajn për kontroll të KShZ-së.
“Në zgjedhjet lokale isha anëtar i këshillit të zgjedhjeve dhe vura re se vijnë njerëz nga Pusteci për të votuar, të cilat në letrën e njoftimit kanë adresë të njëjtën me timen. Fillova t’i pyes, por ata votonin dhe largoheshin. Njëri prej tyre më tha: Unë do të votoj përsëri, jam maqedonas më i madh se ti”, shpjegon Dokovski i cili ka dorëzuar ankesë në KShZ.
Për votuesit nga Pusteci janë interesuar dhe e kanë thirrur Dokovskin në biseda në Prokurorinë Speciale, e cila e udhëheq rastin Titanik ku për parregullsi zgjedhore janë të dyshuar ish-ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, si edhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temellko.
Çështje e hapur për kontrollin në terren
Organizatat “Most” dhe “Civil” reagojnë se nuk sigurohen kushte për zgjedhje demokratike dhe të ndershme shkaku i mos-pastrimit të mirë të listës zgjedhore.
“Pastrimi nuk është kryer në mënyrën më të mirë, numri i njerëzve të cilët u futën në kontroll në terren ishte i pamjaftueshëm, vetë kontrolli në terren nuk ishte zbatuar sipas rregullave. Anketuesit nuk ishin në kontroll të tërësishëm nga KSHZ-ja, është e hapur dilema si është bërë përbërja, përzgjedhja dhe vetë kontrolli në terren, në një numër të madh rastesh anketuesit kanë vajtur vetë në terren. Mandej nuk jemi ende të bindur se kemi një listë të pastër zgjedhore për shkak të indikacioneve, për shembull, një pjesë e ankesave janë refuzuar”, shpjegon Xhabir Deralla nga “Civil”. Ai thotë se është e domosdoshme të bëhet kontroll më i mirë në terren, kurse institucionet të bashkëpunojnë.
Deralla, gjithashtu, thotë se Lista Zgjedhore duhet të kthehet përsëri në faqen e internetit të KShZ-së në formatin e parë, sepse shumë qytetarë kanë paraqitur parregullsi dhe e kanë ndihmuar procesin. Edhe pse Gjykata Administrative e ke hedhur poshtë vendimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në lidhje me heqjen e listës së tërësishme të votuesve nga faqja e internetit të KShZ-së, sajti ka mbetur i pandryshuar dhe aty ekziston mundësia për kontroll të listës me numrin amë dhe me emër dhe mbiemër të votuesit.
Nga “Most”, përsëri, thonë se është më mirë të kryhet regjistrim aktiv i votuesve.
“Afatet e shkurtra kohore për kontroll në terren dhe proceset lidhur me të ndikojnë mbi cilësinë e tij, kurse kështu edhe mbi procesin e tërësishëm për pastrim të listës zgjedhore”, thonë nga “Most”.
Nga “Most” kërkuan shumica e cila vendos në KShZ të shpallë sa mjete janë shpenzuar për kontrollin e kontrollimeve të kryqëzuara të Listës Zgjedhore, si dhe për kontrollin në terren. Sipas qëndrimit të tyre, përveç mjeteve financiare të shpenzuara, KShZ-ja ka shpenzuar edhe shumë kohë dhe mund në këtë proces që në fund kjo të rezultojë me votim të ndarë të anëtarëve të KShZ-së dhe me rezultate të paqarta nga kontrolli në terren.
“Most”, gjithashtu, tregon dhe për keqpërdorimin e resurseve shtetërore për qëllime partiake, për mosekzistimin e ndarjes së shtetit dhe partisë, si dhe presionit mbi të punësuarit në administratë.
Minimum një vit që të fshihen votuesit nga adresat e huaja
Subhi Jakupi, anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga BDI-ja thotë se do të nevojitet minimum një vit të punohet që të pastrohet problemi votuesit e regjistruar në adresa të tjera.
“Ky problem është afatgjatë. Që të ndryshojnë adresat, MPB-ja duhet të punojë së bashku me KShZ-në dhe institucionet e tjera në këtë proces afatgjatë. Problemet administrative duhet të klasifikohen, të dimë se çfarë është votues fantazmë”, konsideron Jakupi.
Gruevski në mbrojtje të Temellkos:
Nuk mund të arrestohen pa urdhër nga gjykata
“Titanik” është rasti i parë të cilin e hapi Prokuroria Publike, kurse ka të bëjë me manipulimet zgjedhore. Të dyshuar janë ish-ministra për punët e brendshme dhe për transportin dhe lidhjet dhe ish-sekretari i qeverisë, se i kanë keqpërdorur zgjedhjet dhe votimin që të fitojë në parti e caktuar politike. Të dyshuar janë edhe gjykatës dhe ish-anëtarë të KShZ-së. Sipas PSP-së, bëhet fjalë për një kriminalizim të tërësishëm të procesit zgjedhor. Është kërkuar arrest për katër persona, por Gjykata Themelore në Shkup e refuzoi kërkesën e PSP-së. I vetmi i cili është arrestuar, pa liruar është kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temellko. Një pjesë e mediave zbuluan se votues nga Pusteci janë regjistruar në adresën e Temellkos në Resnjë, qëu dëshmua edhe nëpërmjet sistemit onlajn për kontroll të KShZ-së.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski në një megaintervistë për Telegraf e akuzoi PSP-në se punon politikisht, kurse e ka komentuar dhe arrestimin e Temellkos.
“Nuk mundet profesionalistë të mendojnë të lejojnë te Edmond Temellko ose te cilido të hyjnë në shtëpi pa urdhër nga gjykata. Dhe kur jemi te Temellko, PSP-ja kërkoi arrest për këtë njeri dhe është e preokupuar për privim nga liria të ndonjë drejtori në shkollat rajonale apo të ndonjë polici i cili demek ka shkelur të drejtat e dikujt, kurse nga ana tjetër, Verushevskin, për të cilin ekzistojnë dëshmi të forta dhe të fuqishme për rolin e tij në procese, e çliruan nga paraburgimi, për çfarë profesionalizmi flasim këtu”, tha Gruevski. /Ivana Kostovska-CIVIL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik
AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Organizoi tentimvrasjen e dy personave, i dyshuari ekstradohet nga Spanja në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh