LAJMI I FUNDIT:

Fshatarët ia shpëtojnë martesën

Fshatarët ia shpëtojnë martesën

Karen Rawlins (42-vjeçe) për shkak të borës së madhe, të dielën kishte menduar se nuk do të mund të merrte pjesë në martesën e saj, në një kishë në fshatin anglez Dode, në Kent.

Dhe, përderisa ishte duke menduar se si të anulonte, respektivisht të shtynte martesën me John Lee (35-vjeç), falë një apeli që kishte bërë një moderator në një radio lokale, asaj i kishin ardhur në ndihmë bashkëfshatarët – të cilën kishin hapur rrugë për të dhe familjarët e saj – dhe me kohë e kishin dërguar në kishë.

“Është e pabesueshme. Nuk kam fjalë për t’i falënderuar këta njerëz për këtë akt human”, ka thënë Karen.

Fshatarët kishin mbërritur të shtëpia e saj më makina të llojit SUV, ndërsa nuk dihet se kush e kishte lajmëruar radion lokale për problemin e saj. /Telegrafi/