LAJMI I FUNDIT:

Frika për ekonominë globale

Frika për ekonominë globale

Sirenat e alarmit për ekonominë globale janë duke u rritur, thekson agjencia e vlerësimit Moody`s. Sipas agjencisë, shqetësues mbetet fakti se politikbërja është në mungesë të mjeteve për të përballuar një krizë të papritur në të ardhmen, sidomos pas një periudhe të gjatë me normat e interesit pranë niveleve minimale dhe profilet e larta të injektimit të likuiditetit.
“Autoritetet kanë një mungesë politikash fiskale dhe monetare që do të mbronin ekonomitë e tyre nga krizat”, thekson agjencia.

Moody`s e ka mbajtur të pandryshuar projeksionin për rritjen ekonomike globale gjatë dy viteve të ardhshme. 20 vendet më të industrializuara të globit do të rriten mesatarisht me 2.8 për qind gjatë periudhës 2015-2017. Sipas raportit të agjencisë, ky ritëm rritje është larg pritshmërive, dhe sinjalizon një dështim. Para krizës financiare globale, këto ekonomitë e këtyre vendeve njihnin një ritëm rritje pranë 3.8 për qind.

Projeksionet sinjalizojnë se rimëkëmbja nga kriza do të kërkojë edhe më shumë kohë se ç`pritej më parë. Edhe projeksionet e fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, i përforcojnë këto paralajmërime.


Organizata e vë theksin kryesisht të ngadalësimi i Kinës, ku rritja projektohet të zbresë pranë nivelit 6.2 për qind në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori