LAJMI I FUNDIT:

Frika nga gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importet nga shumë shtete evropiane

Frika nga gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importet nga shumë shtete evropiane
Foto: Ilustrim

Prekja e një sërë shtetesh evropiane nga sëmundja e gripit të shpendëve (H5N1) ka nxitur Shqipërinë të marrë masa për të mos hasur një tjetër epidemi në vend.

Ministria e bujqësisë ka ndërmarrë masat e menjëhershme nëpërmjet urdhrave të posaçëm duke ndaluar importin e shpendëve nga shumë shtete evropiane si Bullgaria, Italia, Polonia, Hungaria, Sllovakia, Çekia, Suedia, etj.

Masat përfshijnë ndalimin e importit, e tranzitimit nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë, të: shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24- orësh; shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; vezëve të shpendëve; mishit të shpendëve të pa trajtuar termikisht; nënprodukteve të shpendëve të pa trajtuar termikisht.


“Duhet të rritet shkalla e vigjilencës të zbulohen rastet, të merren masat të vendosen masa kufizuese në tregtimin e tyre por të gjurmohet edhe shëndeti i njeriut i cili ka një shkallë të ulët të kalimit tek njeriu. Ministria e Bujqësisë merr një sërë masash duke marrë parasysh sesi duhet të izolohet. Por është sëmundje e parandalueshme. Risku i shpërthimeve ekziston por ndalohet nëpërmjet masave të biosigurisë”, tha për A2 CNN, profesori i UBT-së, Xhelil Koleci

Shqipëria u prek nga kjo sëmundje e influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve 2 vite më parë ku mbi 500 mijë krerë u asgjësuan në shumë qytete të Shqipërisë, shkruan A2 CNN.

“Dallohet nëse preken shpendët shohin prodhim të ulët apo fillojnë ngordhin më shumë se zakonisht. Por duhet njoftuar mjeku veterinar që të izolohet vatra që të bëhet eliminimi i krerëve. Për të mbrojtur më shumë edhe komplekset sepse transmetohet nga shpendët e egra”, shtoi Koleci.

Por si mund të dallohet një person i prekur nga kripi i shpendëve?

“Dallohen rastet nëse preken por risku i vogël. Shkakton pasoja të rënda në trupin e njeriut pasi hynë nga mushkëria por nëse preket ka medikamente të posaçme.”

Janë rreth 4.8 milionë krerë pula në Shqipëri ndërsa Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë masa në 2 mijë e 304 ferma, në të cilat mbarështohen 96,900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori