LAJMI I FUNDIT:

Fraport jep 4,4 miliardë euro për ndërtimin e aeroportit Frankfurtit

Fraport jep 4,4 miliardë euro për ndërtimin e aeroportit Frankfurtit

Sipërmarrje të ndryshme ndërkombëtare kanë investuar përreth aeroporteve gjermane rreth 400 miliardë euro duke siguruar më tepër se 2 milionë vende pune.

Për vite të tëra banorët që jetojnë në zonat përreth aeroportit të Frankfurtit luftuan kundër zgjerimit të tij dhe shtimit të një piste të re, por ekonomia doli fituese.

Aeroporti i Frankfurtit mezi po e përballon vëllimin e punës dhe për këtë sipërmarrja Fraport, e cila manaxhon këtë aeroport, do të investojë 4,4 miliardë euro për zgjerimin e tij dhe kjo megjithë krizën ekonomike.

Wilhelm Bender, shefi i kryesisë së Fraportit thekson: "Ajo që po përjetojmë për momentin, pra dobësimi i ekonomisë nuk duhet të na pengojë aspak që të investojmë tani, sidomës në qoftë se duam që në Gjermani të rikthehet sa më shpejt rritja ekonomike."


Sipas një studimi të Lidhjes federale të Aeroporteve aeroportet duket se shërbejnë si katalizatorë për zhvillimin ekonomik. "87 përqind e sipërmarrjeve të anketuara në Gjermani u shprehën se për to përveç kualifikimit të fuqisë punonjëse dhe lidhjes së mirë me rrjetin rrugor, vendimtare është infrastruktura aeroportuale."

Më tepër se gjysma e firmave të anketuara për studimin theksuan madje se nuk do të vendosur në këtë apo atë zonë në rast se aty nuk do të kishte lidhje me ndonjë aeroport.

Pistat e aeroporteve si motorr për vende pune: sipas sipermarrjeve manaxhuese të aeroporteve një vend pune në aeroport tërhet thuasje gjithmonë dy vende pune jashtë aeroportit./dw/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori