LAJMI I FUNDIT:

Francezët dorëzuan garancionin 500 mijë eurosh për Brezovicën

Francezët dorëzuan garancionin 500 mijë eurosh për Brezovicën

Francezët dorëzuan sot garacionin prej 500 mijë euro, ndërsa kanë siguruar 100 milionë euro investime nga 163 milionë të kërkuara investime për tre vitet e para. Qeveria e Kosovës dhe investitori francez MDP Consulting – Compagnie des Alpes, kompani që ka fituar koncesionimin e resorit turistik të Brezovicës,- një investim që pritet të shkojë në rreth 400 milionë euro, arritën një pëlqim të dyanshëm për shtyrjen e dorëzimit të resorit turistik në duart e kompanisë franceze, pasi asnjëra nga palët duket që nuk ishin të përgatitur që kjo të ndodhte këtë muaj.

Kjo marrëveshje që u arrit në prag të datës së fiksuar për kalimin e resorit turistik në menaxhimin e kompanisë private, u bë edhe për faktin se qeveria e Kosovës nuk arriti t’i kryejë në tërësi obligimet e veta, që kishte marrë përsipër në bazë të marrëveshjes koncesionare me kompaninë private, raporton RTK.

Qeveria e Kosovës nuk ka paguar ende asnjë prej pronarëve privat, pronat e të cilëve duhet të kalojnë nën menaxhimin e kompanisë franceze, një veprim ky thelbësor për konsorciumin francez në mënyrë që të fillojë investimet.


Procesi i shpronësimeve të pronave private në kompleksin turistikë të Brezovicës, duket se u pengua edhe për shkak të problemeve politike në Kuvendin e Kosovës, qeveri, protestave në rrugë, ngjarje që u përcollën edhe nga mediat e mëdha botërore dhe reflektuan në frikësimin e investitorëve për të investuar në Kosovë.

Ky fakt u potencua nga Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, e cila gjatë prezantimit të punës së Ministrisë së saj për vitin 2015, bëri të ditur se është shtyrë afati i sjelljes së dokumentacionit për projektin e zhvillimit të kompleksit turistik “Brezovica”.

Ministrja për këtë shtyrje e fajësoi opozitën, gjendjen politike dhe gazin lotsjellës në Kuvend, të cilat tha se kanë qenë ndër arsyet që konsorciumi ka kërkuar zgjatje të afatit.

“Konsorciumi ka mobilizuar rreth 100 milionë euro dhe janë në negociata edhe me kompani të tjera, të cilat kanë kërkuar të takohen edhe me institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, duke aluduar qartë në pasigurinë që kanë investitorët për të investuar në Kosovë..

Por, pavarësisht këtyre, konserciumi francez MDP Consulting – Compagnie des Alpes dorëzoi gjatë ditës së sotshme garancionin prej 500 mijë eurove.

Pascal Roux, përfaqësues i konsorciumit francez tha për RTK se pëlqimi i dyanshëm për shtyrjen e kalimit të kompleksit Brezovica në duart e investitorit dhe fillimi i investimeve, nuk ishte në dëshirën e asnjërës palë, kompanisë që përfaqëson dhe Qeverisë së Kosovës, por në këtë vendim ndikuan rrethanat në të cilat është duke kaluar Kosova.

” Ngjarjet që janë duke ndodhur në Kosovë kanë reflektuar seriozisht në trembjen e investitorëve. Por, pavarësisht kësaj, ne vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm pas projektit të Brezovicës. Me gjithë rrethanat e papërshtatshme, ne tashmë kemi siguruar pjesën më të madhe të investimeve. Mund të ju sigurojë që në muajin maj në do të fillojmë punët ndërsa dimrin tjetër do të festojmë së bashkë në Brezovicë”, tha Pascal Roux, përfaqësues i konsorciumit francez.

Projekti në resorin turistik të Brezovicës parasheh investimin e 409 milionë euro. 165 milionë euro janë të parapara të investohen në tri vitet e para ndërsa projekti do të ketë një ndikim në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Pritet që të krijohen rreth 4000 vende të punës.

Pritet të ndërtohen hotele të reja me pesë yje, staza me teleferik të rinj dhe investime për sporte dhe rekreacione të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori