LAJMI I FUNDIT:

Francë,10.5 miliardë euro për gjashtë bankat më të mëdha

Francë,10.5 miliardë euro për gjashtë bankat më të mëdha

Franca deri në fund të vitit do të investojë 10.5 miliardë euro në gjashtë bankat më të mëdha . Lajmi është bërë publik nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Kristin Lagard.

Banka "Kredi Agrikol" do të marrë 3 miliardë euro, "Be En Pe Pariba" , 2.55 miliardë euro ndërsa "Societe General" do të marrë 1.7 miliardë euro.

"Dhënia e këtyre mjetev është e domosdoshme që bankat të munden të financojnë ekonominë", ka deklaruar Lagart pas takimit me drejtorët e gjashtë bankave.

Ndryshe avën e kaluar qeveria franceze shpalli plan për përkrahjen e sektorit bankar me 40 miliardë euro për rikapitalizimin e bankave të cilat kanë nevojë për para, shtoi AFP.