LAJMI I FUNDIT:

Franca vendos rekord të ri ditor të të infektuarve me COVID-19

Franca vendos rekord të ri ditor të të infektuarve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore franceze kanë publikuar raportin më të ri rreth pandemisë së quajtur COVID-19.

Franca ka raportuar 9,843 infeksione të reja me coronavirus në 24 orët e fundit, raporton CNN.

Kjo është rritja më e madhe e përditshme e infeksionit në Francë që nga fillimi i pandemisë, duke eklipsuar rekordin e mëparshëm prej 8,975, i cili u vendos të premten e kaluar.


Infeksionet e reja sjellin numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara të virusit në 353.944, pasi numri i vdekjeve të vendit u rrit në 30.813.

Testimi është rritur gradualisht në vend pasi autoritetet synuan të testojnë një milion njerëz në javë.

Macron nxit reagime të ashpra të opinionit, presidenti francez thyen rregullat e veta gjatë takimit me studentët
Lexo po ashtu Macron nxit reagime të ashpra të opinionit, presidenti francez thyen rregullat e veta gjatë takimit me studentët

Deri më tani këtë javë, Franca ka kryer 1,081,208 milion teste, me 5.4 për qind që kthejnë rezultate pozitive, sipas shifrave të së enjtes. /Telegrafi/