Presidenti francez Emmanuel Macron ka nxitur reagime të ashpra të opinionit në Francë, pasi një video e publikuar në Twitter e shfaq se si ai heq maskën mbrojtëse për pak sekonda derisa flet para studentëve në një fakultet në Francë, shkruan euronews.

Derisa po i adresohej të rinjve në kampin veror të universitetit Clermon-Ferrand në pjesën qendrore të Francës, lideri me sa duket kishte problem ta mbajë maskën, ku për një moment e hoqi për t’u kollitur sepse po e ngufaste, transmeton Telegrafi.

“Do ta vendosë një maskë më të hollë sepse më duket se kjo po absorbon gjithçka”, dëgjohet i pari i Francës duke thënë.

Por, përdoruesit e shumtë të rrjetit social Twitter, kanë kritikuar presidentin francez kur hoqi maskën mbrojtëse për t’u kollitur sepse sipas tyre nuk e ka respektuar protokollin kundër COVID-19. /Telegrafi/