LAJMI I FUNDIT:

Franca themelon fond shtetëror

Franca themelon fond shtetëror

Franca do të themelojë një fond shtetëror, i cili do të mbrojë sipërmarrjet vendase prej blerjeve të padëshiruara nga jashtë vendit.

Sa herë që të jenë të kërcënuara "interesat strategjike" të shtetit francez, do të ndërhyjë fondi, deklaroi presidenti i shtetit Nicolas Sarkozy.

Fillimisht ai ishte angazhuar për një zgjidhje mbarevropiane, por kishte hasur në kundërshtim.

Sarkozy druan shfrytëzimin e humbjeve të fundit të kurseve të aksioneve të koncerneve evropiane prej fondeve shtetërore nga Kina, Rusia ose shtetet e Gjirit Persik.