LAJMI I FUNDIT:

Franca po i dërgon Ukrainës qindra autoblinda VAB si dhe raketat Aster 30 – versioni francez i sistemit raketor Patriot

Franca po i dërgon Ukrainës qindra autoblinda VAB si dhe raketat Aster 30 – versioni francez i sistemit raketor Patriot

Ministri francez i Mbrojtjes ka deklaruar në Paris se do të dërgojnë “qindra” autoblinda dhe raketa të mbrojtjes kundërajrore, si pjesë e pakos së re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në luftën kundër pushtuesve rusë.

“Për të ruajtur pozicionet në front, ushtria ukrainase ka nevojë për mjetet tona VAB. Janë shumë të nevojshme për trupat në terren”, tha Sebastien Lecornu për të përditshmen La Tribune, transmeotn Telegrafi.

Franca aktualisht është duke rinovuar flotën e autoblindave VAB – disa prej tyre janë mbi 40-vjeçare – duke i zëvendësuar me autoblindat e reja Griffon, por Lecornu theksoi se modelet e vjetra janë “akoma operacionale”.


Dërguan për herë të parë robotë në Ukrainë, veprim i pamenduar mirë nga rusët – ushtarët e Zelenskyt ua hedhin në erë
Lexo po ashtu Dërguan për herë të parë robotë në Ukrainë, veprim i pamenduar mirë nga rusët – ushtarët e Zelenskyt ua hedhin në erë

“Po flasim për qindra për 2024 dhe në fillim të 2025”, shtoi ministri francez i Mbrojtjes.

Në anën tjetër Parisi njoftoi gjithashtu se do të furnizojnë Ukrainën me raketat Aster 30 për sistemet raketore SAMP/T, të ngjashme me sistemet raketore amerikane Patriot. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori