LAJMI I FUNDIT:

Franca nuk gjen qetësinë nga COVID-19, shefi i federatës së spitaleve bën thirrje për bllokim të ri

Franca nuk gjen qetësinë nga COVID-19, shefi i federatës së spitaleve bën thirrje për bllokim të ri

Kreu i federatës së spitaleve të Francës bëri thirrje të premten për një bllokim të ri mbarëkombëtar për të frenuar përhapjen e infeksioneve nga COVID-19, në shenjën e fundit të tensioneve midis qeverisë dhe zyrtarëve shëndetësorë mbi këtë çështje.

Sipas France24, përcjell Telegrafi, Frédéric Valletoux, i cili është gjithashtu kryebashkiak i Fontainebleau në jug të Parisit, i tha LCI TV se ndërsa situata në spitale ishte nën kontroll tani për tani, ajo mbetet “shumë e tensionuar” në shumë zona.

Valletoux foli një ditë pasi kryeministri Jean Castex tha se situata Covid-19 në Francë ishte “e brishtë” por nuk justifikonte një bllokim të ri për momentin.


Castex tha se shkalla e infeksionit nuk ishte rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit, edhe nëse presioni mbi spitalet franceze mbetet i fortë.

“Ne duhet t’i përmbahemi kufizimeve aktuale që kemi tashmë […] por situata sot nuk justifikon një bllokim të ri kombëtar”, ka thënë ai në një konferencë shtypi.

Por fjalët e tij binin në kundërshtim me pikëpamjet e shprehura nga disa mjekë kryesorë francezë, vlerëson France24.

Të premten, kreu i sëmundjeve infektive në spitalin Saint Antoine në Paris tha se masat e reja për të frenuar përhapjen e infeksioneve ishin “të pashmangshme”.

“… dhe për ta ulur atë, masat e reja kufizuese do të jenë të pashmangshme”, ka thënë Karine Lacombe.

Ndryshe, Franca vendosi dy mbyllje mbarëkombëtare vitin e kaluar dhe aktualisht ka një nga shtetrrethimet më kufizuese në botë, që shtrihet nga ora 6 në mbrëmje deri në 6 të mëngjesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Botë
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Afrika
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Serbia
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Kalo në kategori