LAJMI I FUNDIT:

Franca hedh poshtë mundësinë e një bllokimi të tretë për shkak të coronavirusit

Franca hedh poshtë mundësinë e një bllokimi të tretë për shkak të coronavirusit

Franca ka refuzuar një bllokim të tretë për shkak të coronavirusit, sepse kostot “ekonomike, sociale dhe njerëzore” nuk mund të justifikohen, ka thënë sot kryeministri Jean Castex.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjatë një konference shtypi Castex tha se stabilizimi i niveleve të reja të infeksioneve dhe një shpërndarje e vaksinimit që do të vijë do të thotë se qeveria mund të përmbahet nga vendosja e një bllokimi të ri.

Castex tha se vendimi për t’u mbyllur për herë të tretë është peshuar ndaj faktorëve të tjerë dhe ligjvënësit francezë kanë vendosur që është i pajustifikueshëm.


“Përparësitë e mundshme të një bllokimi të tretë mbarëkombëtar në luftën kundër përhapjes së coronavirusit duhej të peshoheshin kundrejt kostos në” terma ekonomikë, socialë, njerëzorë dhe ndonjëherë edhe shëndetësorë”, ka thënë Castex.

Ndryshe, autoritetet shëndetësore në Francë raportuan dje 316,47 raste të reja të coronavirusit, për një milion njerëz, një shifër e ndjekur nga 331.09 e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithsesi, Castex ka theksuar se nuk ishte ‘koha’ për të qetësuar kufizimet aktuale, të cilat përfshijnë mbylljen e kafeneve dhe restoranteve përveç për “marrje me vete”, dhe të qendrave të mëdha tregtare, dhe kufizime të ashpra kufitare, veçanërisht për udhëtimet jashtë BE-së.

Përveç masave të vendosura, Castex tha që puna në distancë duhet të inkurajohet ‘kudo që të jetë e mundur’.

Castex pranoi që Franca filloi programin e saj të vaksinimit më vonë se vendet e tjera, por tha se fillimi i ngadaltë kishte qenë për shkak të vështirësive të qenësishme në shpërndarjen e vaksinave për njerëzit e moshuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

Botë
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Afrika
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Serbia
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Kalo në kategori