LAJMI I FUNDIT:

Franca dhe Britania e Madhe kërkojnë sanksione të reja kundër Sirisë

Franca dhe Britania e Madhe kërkojnë sanksione të reja kundër Sirisë

Franca dhe Britania e Madhe do të paraqesin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një projektrezolutë që ndalon shitjen e helikopterëve Sirisë dhe vendosjen e sanksioneve lidhur me armët kimike.

Dokumenti parashikon veçanërisht ngrirjen e të ardhurave dhe ndalimin e hyrjes kundër katër zyrtarëve sirianë dhe gjashtë entiteteve duke përfshirë një qendër siriane kërkimesh lidhur me zhvillimin e armëve kimike.

Në kuadër të projektit, vendet anëtare të OKB-së do të pengojnë furnizimin, shitjen apo transferimin e drejtpërdrejtë apo indirekt ushtrisë apo qeverisë siriane të helikopterëve apo materialeve të asociuara të tilla si pjesët e këmbimit.


Një votim do të zhvillohet javën e ardhshme.

Diplomatët kanë nënvizuar gjithashtu se Rusia, aleate e Sirisë do të vendosë veton për këtë projektrezolutë.

Që prej fillimit të krizës siriane, Moska ka përdorur gjashtë herë veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar projektrezolutat përkatëse për sa i përket kësaj çështjeje. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Protesta masive në Serbi - gjithçka ndodhi dhe po ndodh atje, minutë pas minute

Protesta masive në Serbi - gjithçka ndodhi dhe po ndodh atje, minutë pas minute

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Serbia
Pamjet me dron të protestës në Beograd - kolona kilometërshe të njerëzve

Pamjet me dron të protestës në Beograd - kolona kilometërshe të njerëzve

Serbia
Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Serbia
Viktima dhe dëme të rënda nga stuhitë në SHBA - tornado dhe breshri kërcënojnë miliona amerikanë

Viktima dhe dëme të rënda nga stuhitë në SHBA - tornado dhe breshri kërcënojnë miliona amerikanë

Amerika
Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Dramë në rrugët e Beogradit - automobili shkel me veturë protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Kalo në kategori