LAJMI I FUNDIT:

Fortis do vazhdojë aktivitetin

Fortis do vazhdojë aktivitetin

Huadhënësi i madhësisë së mesme, Fortis Turkey, ka njoftuar se do të vazhdojë aktivitetin, pavarësisht ndryshimit në pronësi të aksionarit të saj më të madh, Fortis Bank Belgium.

Udhëheqës të Fortis Turkey kanë pohuar, se do të përfitojnë tërësisht nga struktura e re e aksionerëve në Fortis Belgium në përmbushjen e përgjegjësive ndaj klientëve dhe partnerëve.

Sipas deklaratës së bankës, Fortis Bank është një bankë e fortë me aktivë totale prej 1.75 miliardë TRY. Banka shënoi fitime neto prej 155.5 milion TRY në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Banka franceze BNP Paribas ka pranuar të merrte kontrollin e aktivitetit të Fortis Bank në Belgjikë dhe Luksemburg si dhe të “franshizës” bankare ndërkombëtare, duke përfshirë rrjetin e shitjeve me pakicë të Fortis në Turqi.


Fortis Bank Belgium zotëron 94.11% të njësisë vendore.