LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Juventus – Atalanta

Formacionet zyrtare, Juventus – Atalanta

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Juventusi është nikoqirë i skuadrës së Atalantas në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ vjen në këtë ndeshje pas humbjes turpëruese në fundjavë nga Genoa, teksa Atalanta është në një formë superiore me pesë fitore radhazi.


Kështu, dy skuadrat kërkojnë fitore nga ky takim, pasi edhe trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Vlen të theksohet se në këtë takim do të mungoj portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili është i lënduar. /Telegrafi/

Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Rugani, Chiellini, Alex Sandro, Khedira, Marchisio, Sturaro, Pjanic, Mandzukic, Higuain.

Atalanta: Sportiello, Toloi, Caldara, Masiello, Conti, Kessie, Freuler, Spinazzola, Kurtic, Petagna, Gomez