LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme: Milan – Juventus

Formacionet e mundshme: Milan – Juventus

Milan dhe Juventus pritet të takohen sonte për ndeshjen e radhës të kampionatit italian.

Rosonerët pritet të ketë në dispozicion Suson, Hakan Calhanoglun dhe Nikola Kalinicin.

Por, kuqezinjtë nuk mund të llogarisin në shërbimet e Leonardo Bonuccit, i cili nuk do të jetë në gjendje të përballet me ish shokët, ndërsa Jack Bonaventura, Davide Calabria dhe Andrea Conti janë të lënduar.


Në anën tjetër, Juventusi mirëpret rikthimin e Mario Mandzukicit, i cili ishte suspenduar me një ndeshje pas fyerjes së gjyqtarit, por ende të lënduar mbeten Medhi Benatia, Marko Pjaca dhe Benedikt Howedes.

Sipas raporteve të ndryshme, Juan Cuadrado do t’i zë vendin Douglas Costas, ndërsa Blaise Matuidi pritet të luajë nga minuta e parë.

Kujtojmë se në pesë ndeshjet e fundit, Milani ka shijuar vetëm një fitore në përballjet e zhvilluara në San Siro.

Ndryshe, mediat italiane tashmë kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të të dyja skaudrave

Milan: Donnarumma; Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Abate, Kessie, Biglia, Borini; Suso, Calhanoglu; Kalinic

Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Barzagli, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain. /Telegrafi/