LAJMI I FUNDIT:

Formacionet e mundshme: Bayern – Arsenal, Xhaka sërish jashtë

Formacionet e mundshme: Bayern – Arsenal, Xhaka sërish jashtë

Bayern Munichu e pret Arsenalin të mërkurën mbrëma në kuadër të një nga dueleve më interesante të fazës 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Për këtë ndeshje që është e para nga dy që do të zhvillohen, pritet që Carlo Ancelotti të mos kalkulojë shumë dhe që t’i aplikojë të gjitha forcat më kredibile ofensive.

Ai në sulm pritet të zgjedhë Mullerin, Lewandowskin dhe Robbenin, një trident vrastar ky që duhet të jenë konciz para portës.


Parashikim: Bayern - Arsenal
Lexo po ashtu Parashikim: Bayern - Arsenal

Vidal, Alonso dhe Alcantara besohet se do të jetë formacioni i mesfushës, me spanjollin që pritet të jetë i gatshëm për duelin.

Me mungesën e Boateng, është Martinez ai që starton bashkë me Hummelsin në qendër të mbrojtjes, kurse Alaba dhe Lahm janë në krah.

Neuer është i paprekshëm në portë.

Te Arsenali është Opsina ai që zë vendin e Cech ashtu siç e kanë caktuar në fillim të sezonit për ndeshjet e Ligës Premier, kurse Bellerin me Monrealin do të shoqërojnë qendërmbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafin dhe Laurent Koscielnyn.

Coquelin dhe Elneny pritet të udhëheqin në mesfushën defensive, me Xhakën që do të jetë në stol, kurse Walcott, Ozil dhe Welbeck do të jenë para Sanchezit i cili i prinë sulmit. Dilema e Wenger është nëse Ozil duhet të jetë në stol dhe Sanchez të marrë pozitën e tij dhe Giroud të startojë, por vështirë se francezi nuk do t’i besojë përvojës së gjermanit.

Formacioni i mundshëm i Bayernit: Neuer, Alaba, Hummels, Martinez, Lahm, Vidal, Alonso, Alcantara, Muller, Lewandowski, Robben.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Ospina, Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal, Coquelin, Elneny, Walcott, Ozil, Welbeck, Sanchez.

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

La Liga
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

La Liga
Arsyeja pse Barcelona ka flamurin e Anglisë në simbolin e saj

Arsyeja pse Barcelona ka flamurin e Anglisë në simbolin e saj

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori