LAJMI I FUNDIT:

Forcat ukrainase thonë se kanë çliruar fshatin Drobysheve në Donetsk, publikojnë video me flamurin e tyre

Forcat ukrainase thonë se kanë çliruar fshatin Drobysheve në Donetsk, publikojnë video me flamurin e tyre

Forcat ukrainase pretenduan të premten kontrollin mbi fshatin Drobysheve në rajonin lindor të Donetskut, vendbanimi që është fqinj me Lymanin të pushtuar nga Rusia.

“E ardhmja e botës nuk vendoset më në Kremlin”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter.

Drobysheve është vetëm rreth 5 kilometra (3 milje) në veri të Lyman. Në një video, forcat ukrainase shihen duke festuar, duke mbajtur një flamur ukrainas në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.


“Sot, më 30 shtator, AFU-ja, përkatësisht Brigada e Pavarur e 81-të Ajrore, e çliroi Drobyshevën. Lavdi Ukrainës! Lavdi Heronjve!”, tha ministria e mbrojtjes.

Lyman tani është pothuajse tërësisht i rrethuar nga forcat ukrainase. Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut – e cila sot në Moskë pretendoi se ishte bashkuar me Federatën Ruse – tha të premten se situata në Lyman “mbetet e rëndë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas debateve të ashpra në takimin Trump-Zelensky, vjen reagimi i NATO-s

Pas debateve të ashpra në takimin Trump-Zelensky, vjen reagimi i NATO-s

Botë
Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Zelensky takohet me kryeministrin britanik, ata përshëndeten me një përqafim

Botë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika

"Ne do të qëndrojmë me ju deri në fund", pas përplasjes me Trumpin, Zelensky merr përkrahje të fuqishme nga kryeministri britanik

Botë
Dokumentet që rrodhën zbulojnë lidhjet e një serbi të Bosnjës me inteligjencën ushtarake ruse

Dokumentet që rrodhën zbulojnë lidhjet e një serbi të Bosnjës me inteligjencën ushtarake ruse

Botë
Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Botë
Kalo në kategori