LAJMI I FUNDIT:

FMN miraton 402.5 milionë euro për Serbinë

FMN miraton 402.5 milionë euro për Serbinë

Bordi i drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar të premten në Washington një kredi në vlerë prej 530.3 milionë dollarë (402.5 milionë euro) për Serbinë për ta mbështetur programin e qeverisë serbe për mbajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar në mënyrë që ky vend të përballet me krizën financiare globale.

Sipas FMN-së qeveria serbe ka menjëherë në dispozicion që të tërheqë menjëherë 353.3 milionë dollarë (268.4 milionë euro). Në raport po ashtu thuhet se qeveria serbe ka për qëllim që këtë aranzhman ta shfrytëzojë si preventivë dhe se nuk do tërheqë kredinë nëse nuk paraqitet nevoja. /Telegrafi/