LAJMI I FUNDIT:

FMN-ja miratoi 750 milionë dollarë kredi për Gjeorgjinë

FMN-ja miratoi 750 milionë dollarë kredi për Gjeorgjinë

Këshilli ekzekutiv i Fondit monetar ndërkombëtar miratoi mbrëmë një marrëveshje të parakohshme për lehtësime financiare të politikës ekonomike dhe sanimit të dëmeve nga konflikti me Rusinë. Në pyetje është aranzhmani 18-mujor stend-by i FMN-së, lajmërojnë mediat lokale.

Qëllimi kryesor i marëveshjes financiare që ishte paralajmëruar më 3 shtator, është kalimin e hendekut financiar dhe ruajtjen e besimit të tregut dhe investitor.

Linja kreditore prej 750 milionë dollarësh është tre herë më e madhe nga kuota gjeorgjiane në FMN, kurse rregullat e Fondit mundësojnë rritje në rast të situatave të jashtëzakonshme.

Për momentin FMN-ja i ka borxh Gjeorgjisë një shumë prej 235, 9 milionë dollarë. /MIA/