LAJMI I FUNDIT:

FMN: Inflacioni problem në rritje për ekonomitë

FMN: Inflacioni problem në rritje për ekonomitë

Në një parashikim të ri për ekonominë globale, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), thotë se mbajtja nën kontroll e rritjes së çmimeve duhet të jetë prioriteti kryesor për hartuesit e politikave.

FMN thotë se ekonomia globale është në një pikë të vështirë, e kapur midis rritjes së ngadaltë në shumë ekonomi të zhvilluara dhe rritjes së inflacionit kudo.

Krye ekonomisti i agjencisë, Simon Johnson tha se shpejtësia me të cilën po rriten çmimet është zhvillim serioz negativ.

Ai është veçanërisht i shqetësuar se politikat në disa vende në zhvillim nuk i janë përgjigjur kësaj sfide.


Ai thotë se vendet duhet të konsiderojnë rritje të shkallëve të interesit dhe të bëjnë politika monetare më të lakueshme.

Nëse inflacioni përballohet, ai thotë se vendet në zhvillim do të provojnë vetëm një ngadalësim të vogël në rritjen ekonomike.

Shumë ekonomistë mendojnë se një nga mësimet e vyera të inflacionit të viteve -70 ishte se nëse vendos rrënjë, atëherë inflacioni është vështirë të mbahet nën kontroll. /BBC/