LAJMI I FUNDIT:

FMN: Evropa ka 900 miliardë euro kredi të këqija

FMN: Evropa ka 900 miliardë euro kredi të këqija

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) lajmëron se Europa duhet të marrë hapa vendimtarë për të trajtuar 900 miliardë euro kredi të këqija që ekzistojnë në bilancet e bankave.

Drejtori i tregjeve monetarë dhe të kapitalit i organizatës, Jose Vinals, thotë se deri më tani janë ndërmarrë veprime të rëndësishme, si rregulloret që i kërkojnë bankave të kenë një sasi të caktuar kapitali. “Por përveç rritjes së kapitalit, kreditë drejt mospagimit duhet të trajtohen sa më shpejt” thotë ai. Kreditë e këqija kanë mbizotëruar veçanërisht në sistemet bankare të Europës Jugore, përfshirë Italinë, Portugalinë, Spanjën dhe Greqinë.

Inspektimi i cilësisë së aktiveve në 130 banka të Eurozonës gjatë Tetorit të 2014-ës nga BQE, zbuloi 879 miliardë euro kredi të këqija. Këto të fundit dëmtojnë ekonominë në tërësi, dhe mund të pengojnë përpjekjen e Europës për rimëkëmbje ekonomike, transmeton Telegrafi shkrimin e medieve botërore.


“Kreditë e këqija ulin përfitueshmërinë e bankave, si rrjedhojë edhe kapacitetin e ofrimit të kredive ndaj ekonomisë. Por, Europa ka nevojë për banka që japin hua drejt korporatave apo sektorit të ekonomive familjare, në mënyrë që të mbështesë rimëkëmbjen”, thotë drejtori i FMN.

Mbikëqyrësit europian të sektorit bankar dhe gjithashtu autoritetet lokale duhet të krijojnë reforma ligjore për ristrukturimin e borxhit. Ndërsa, në lidhje me rimëkëmbjen globale, Vinals deklaroi se është shumë herët për të thënë nëse e ka kaluar recesionin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët, Kurti: Është prioritet kyç i Qeverisë

Ekonomi
Kalo në kategori