LAJMI I FUNDIT:

FMN: Bota e mënjanoi katastrofën financiare

FMN: Bota e mënjanoi katastrofën financiare

Ekonomia botërore duke iu falënderuar masave të ndërmarura "pak u largua nga katastrofa financiare", gjegjësisht nga dështimi i sistemit finaciar global, që mund të llogaritet si "lajm i mirë" kur bëhet fjalë për situatën në luftën kundër krizës financiare, vlerësoi ekonomisti kryesor i Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) Olivie Blanshar.

"Lajmi i keq është ajo që kriza ka filluar të tregojë ndikim më të madh dhe më të thellë mbi ekonominë reale", paralajmëroi Blanshar dhe shtoi se si rezultat i kësaj, FMN-ja tani "nuk është shumë e sigurtë" as në parashikimet e saj të fundit sipas të cilave përmirësimi i rritjes ekonomike në vendet e zhvilluara është pritur deri në vitin 2010.

Sipas tij, nga një anë është e patjetërsueshme ruajtja e stabilitetit të sistemit bankar-financiar, ndërsa nga ana tjetër "nxitja e harxhimeve, kufizimi i rënies së prodhueshmërisë dhe kthimi i besimit".

"Si në shumë vende, veçanërisht në SHBA dhe Japoni mundësitë e për ndikimin e situatës me ndihmën e politikës kreditore-monetare praktikisht janë harxhuar, në plan të parë dalin masat finaciare-buxhetore, tha Blanshar.


Duke u ndalur në atë se çka do të ndodh "pas krizës", ai parasheh se qeveritë e më shumë vendeve duhet të punojnë në borxhet e zmadhuara. Përveç kësaj, sipas tij, në "disa vende" do të vijë deri tek "konsolidimi i rëndësishëm i sektorit finaciar" në të cilin do të paraqitet "prezenca e madhe e shteteve", por nuk theksoi cilat janë ato shtete.

Blanshar bëri përpjekje për reformimin e sistemit ndërkombëtar të rregullimit financiar dhe mbikqyrjes në frymën e rekomandimeve jo të largëta "njëzetëshes së madhe" dhe shtoi se FMN-ja është e përgatitur t’i zgjedh detyrat të cilat qëndrojnë para saj, nëse fiton "madje pak mjete finaciare".

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori