LAJMI I FUNDIT:

FMN: Biznesi shqiptar në vështirësi

FMN: Biznesi shqiptar në vështirësi

Shqipëria ndeshet me sfida ekonomike serioze pavarësisht nga progresi që ka bërë vitet e fundit. Një deklaratë e tillë ka ardhur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

FMN-ja ka vlerësuar se ekonomia shqiptare ndeshet ende me vështirësi në sektorin elektrik. Gjithashtu është vlerësuar se vështirësi të shumta hasen edhe në klimën e biznesit të cilët çdo ditë e më shumë po ndjejnë situatën e vështirë të rënies ekonomike.

Dy probleme të përhershme këto, që janë vënë vazhdimisht në dukje nga FMN-ja.

“Shqipëria ndodhet përballë sfidave ekonomike serioze pavarësisht nga progresi që ka bërë vitet e fundi. Disa probleme të rrënjosura thellë mbeten, sidomos në sektorin energjetik dhe me klimën e biznesit”, theksohet në analizën e FMN-së.


FMN, pranon se ekonomia e vendit po ecën mirë për momentin, me rritje të mundshme, sipas parashikimeve, ndërkaq vlerëson se inflacioni parashikohet të qëndroje në nivelin e synuar dhe vendi të ketë stabilitet të vazhdueshëm.

FMN-ja thotë se nuk mundi të gjente konsensus, nëse kursi i shkëmbimit ishte vlerësuar në nivelin e duhur, me modele ekonomike që e gjejnë atë 5 për qind më të ulët apo të mbivlerësuar deri në 25 për qind.