Nga: Myles Burke / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
“Nuk ka shumë hapësirë këtu dhe këta kolltukë janë shumë të parehatshëm”, tha John Parry i BBC-së teksa përkrah James Burkeit u ul – me kokën teposhtë – në simulatorin e kapsulës hapësinore Apollo, në qendrën kërkimore hapësinore të NASA-s në Kaliforni, në gusht të vitit 1968. “Por, s’ka lidhje”, pranoi ai, “sepse, kur je në hapësirë trupi yt fare nuk peshon”.
Programi i BBC-së, Tomorrow’s World, kishte shkuar për të parë se si NASA përkushtonte shuma të mëdha të parave dhe të përpjekjeve për të imituar atë të cilën astronautët në Apollo 11 do të shihnin, do të dëgjonin dhe do të përjetonin në hapësirë.
Në vitin 1962, Presidenti John F Kennedy e kishte përkushtuar ShBA-në ndaj qëllimit ambicioz për ta zbritur njeriun në Hënë dhe për ta sjell atë të sigurt në Tokë.
Që atëherë, agjencia hapësinore mblodhi sasi të jashtëzakonshme të njerëzve dhe të teknologjisë – për të mos përmendur zgjuarsinë dhe këmbëngulësinë – në projektin i cili në korrik të vitit 1969, përfundimisht do të çonte astronautët Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins në hapësirë dhe në historinë librat.
Për t’i përgatitur ata astronautë për këtë udhëtim drejt të panjohurës, NASA kishte ndërtuar një sistem kompleks të simulatorëve të detajuar. Këto ia mundësuan ekuipazhit të zotëronte marifetet e anijes kozmike Apollo dhe që Misioni i Kontrollit të testonte me përpikëri secilën fazë të misionit – nga nisja, ulja në Hënë e deri te kthimi.
Makina ku Parry dhe Burke ishin të lidhur me rripa, rikrijoi atë se si është të jesh brenda dhe të fluturosh me modulin e komandës të quajtur Kolumbia. E pajisur me të njëjtat kontrolle dhe ekrane fluturimi si kapsula hapësinore, ajo mund të ofronte të gjitha reagimet dhe rezultatet të cilat mund të ndodhin në mision. U krijua për ta pasur gjithashtu të njëjtën “ndjesi”, saktësisht si ato që do t’i përjetonin astronautët, në mënyrë që të mund të zhvillonin lëvizjen e muskujve.
“Astronautëve të cilët do të jenë brenda këtu, mund t’ju duhet të kalojnë deri në 14 ditë të mbyllur dhe gjatë gjithë asaj kohë ata me radhë do t’i bëjnë ndërrimet tetorëshe në këtë panel kontrolli, duke parë numrat dhe instrumentet dhe duke kontrolluar ndërprerësit”, tha Parry.
Për të krijuar ndjesinë e të qenit në hapësirë, NASA me përpikëri e kishte krijuar modelin e shkallës 3D të Tokës dhe një sistem optik të përpunuar që projektonte pamje realiste nga dritarja – teksa planeti dhe anija kozmike Apollo rrotulloheshin nëpër secilën fazë të misionit. Anija kozmike duhet të rrotullohet ngadalë në mënyrë që të ndalojë mbinxehjen e anës së drejtuar kah Dielli dhe ngrirjen e anës tjetër nga temperaturat e ftohta në hapësirë. Astronautët këtë manovër e quanin “modaliteti i skarës”.
“Çdo minutë e lëvizjes së anijes reflektohet këtu, dhe teksa prizmat sillen dhe rrotullohen, astronauti merr përshtypje reale të Tokës e cila është qindra kilometra poshtë. Shihet Spanja dhe vija bregdetare e Afrikës së Veriut – artistëve iu deshën gjashtë muaj për të pikturuar të gjitha detajet me dorë, duke punuar kryesisht nga fotot satelitore. Disa nga zonat në këtë hartë janë të sakta deri në 0.8 kilometra”, tha Burke.
Për të lejuar ekuipazhin që të përcaktojë pozicionin e anijes kozmike dhe të kontrollojë rrugëtimin, një tjetër aparat televiziv projektoi fotografitë realiste të yjeve në qiell të cilat do të ishin në spektrin e tyre të shikimit. “Kalojnë lehtas pranë dritares së Apollos – teksa anija rrotullohet jashtë atmosferës – ku 1353 nga më të rëndësishmet janë që të gjitha në madhësinë e duhur në raport me njëri-tjetrin”.
Anija kozmike të cilën ata planifikonin ta nisnin, ishte jashtëzakonisht komplekse – me një sërë sistemesh të ndërlikuara që rregullonin të gjitha aspektet e fluturimit për në Hënë, që nga shtytja dhe navigimi, te komunikimi, elektronika dhe mbështetja e jetës së astronautëve.
NASA kishte mbledhur një ushtri të tërë të kontrolluesve të fluturimit, të cilët u ulën në tastierë duke menaxhuar dhe monitoruar sistemet e ndryshme përgjatë çdo sekonde të fluturimit. Shumë nga këta kontrollorë fluturimi ishin të rinj dhe ishin rekrutuar menjëherë pas diplomimit – mosha mesatare e tyre ishte 27 vjeçe.
“Gjithçka që ndodh në kapsulë, në këtë fluturim të simuluar, vëzhgohet në këtë dhomë kryesore të kontrollit dhe në një tjetër në selinë e administratës hapësinore në Hjuston të Teksasit, 2414 kilometra larg”, tha Burke. “Gjithçka më pas është regjistruar për studim, nga stafi i dhomës së kontrollit, si dhe nga astronautët të cilët i testojnë pajisjet. Pa riprodhimin e stresit real fizik dhe psikologjik të fluturimit në hapësirë, u përpoqën të sjellin realizëm në gjithçka tjetër këtu”.
Këta kontrollorë fluturimi ishin vendimtarë për misionin. Vepruan në mënyrë efektive si ekip i bashkëpilotëve në anijen kozmike, duke ia transmetuar vazhdimisht informacionet ekuipazhit, duke monitoruar të dhënat e tyre jetësore, duke llogaritur kohën e saktë për hedhjen me raketë për t’i mbajtur ata në rrugën e duhur.
“Gjatë fluturimit të simuluar, stafi i kontrollit është po aq i zënë sa astronautët, duke kontrolluar masën e informacionit të kompjuterizuar”, tha Burke. “Shikojnë në një mori të monitorëve televizivë me qark të mbyllur dhe flasin – në kontakt të vazhdueshëm me homologët e tyre në Teksas. Kontrollet e navigimit në mur janë plotësisht funksionalë; ekuipazhi duhet të kontrollojë çdo vendim, me kompjuterin në bord, përpara se të ndryshohet kursi”.
Gjatë fluturimit aktual në hapësirë, astronautët dhe kontrollorët e fluturimit duhet të jenë gati për çdo gjë, kështu që simulimet përfshinin çdo skenar të cilin NASA ka mundur ta mendojë. Tok me zbatimin e manovrave komplekse, si ngjitja dhe shkyçja e modulit hënor, NASA simulonte dështimet e mundshme të sistemit, anomalitë dhe emergjencat, në mënyrë që të testonte aftësinë e astronautëve dhe të kontrollorëve të fluturimit për të qenë të qetë dhe për të punuar së bashku, për të komunikuar saktë dhe për të marrë shpejt vendimet e duhura nën presion.
Në vitin 2019, Gene Kranz, ish-drejtor i fluturimit i misioneve Apollo, shpjegoi për podkastin 13 Minutes to the Moon të BBC-së, se si funksionuan këto simulime.
“Keni ekip trajnimi, të udhëhequr nga një mbikëqyrës simulimi dhe puna e tyre është të krijojë skenarët e misionit që janë krejtësisht realistë dhe të cilët do të trajnojnë çdo aspekt të njohurive të ekuipazhit, të kontrollorëve dhe të drejtuesve të fluturimit. Stërvitja ishte reale deri në maksimum. Duart i kishe të djersitura. Nuk ishte më stërvitje – ishte gjë e vërtetë. Të njëjtat emocione, të njëjtat ndjenja. Rridhte e njëjta adrenalinë”, tha ai.
Këto simulime intensive stërvitore, arritën të bashkonin astronautët, kontrollorët e fluturimit dhe Kontrollin e Misionit, duke përmirësuar aftësinë e tyre për të rinuar strategjitë kur gjërat papritmas përkeqësoheshin dhe duke larguar njerëzit të cilët nuk mund ta përballonin presionin dhe stresin.
“Në një ditë pune, këtë e ushtronim 10 ose 12 herë në ditë. Zbatoni, informoni, shpjegoni, kthejeni në anën tjetër”, i tha BBC-së në vitin 2019, ish-kontrolluesi i fluturimit të Apollos, John Aaron. “Kur dilje nga dhoma, në fund të ditës, ti ishe i shterur. Njerëzve u thosha se nëse mund të mbijetoni simulimin, misioni është punë e lehtë meqë zakonisht nuk jeni duke punuar në 20 probleme përnjëherë. Ndoshta vetëm në një problem”.
Simulatori i modulit hënor (i mbiquajtur Eagle/Shqiponja) doli të jetë shumë i rëndësishëm. Ia mundësoi Armstrongut dhe Aldrinit të praktikonin vazhdimisht zbritjen dhe uljen e tyre në Hënë – në mision, Mike Collins qëndroi prapa duke orbituar në modulin e komandës.
Zbritja kërkonte kontroll të saktë manual për shkak të sipërfaqes së paparashikueshme të Hënës. Duke kaluar nëpër simulime, ekuipazhi i fluturimit ishte në gjendje të dinte se çfarë do të bënin po të kishte mosfunksionim të motorit ose ndonjë problem me pajisjen e uljes.
Këto simulime rraskapitëse stërvitore ua mundësuan astronautëve dhe kontrollorëve të fluturimit të kuptonin sistemet dhe makineritë e ndryshme në mënyrë kaq intuitave, saqë kur bëhej fjalë për uljen aktuale në vitin 1969, ishin në gjendje të merrnin vendimin e duhur – pavarësisht se morën sinjale paralajmëruese.
Siç tha për Witness History në vitin 2019, ish-kontrolluesi i fluturimit të NASA-s, Gerry Griffin: “Fazat përfundimtare të zbritjes së Apollos 11 ishin disi të vështira, se ne kishim dy alarme në kompjuter – alarmin 1202 dhe alarmin 1201 që bënin me dije se kompjuteri ishte mbingarkuar, kështu që kjo nuk ishte gjë e mirë. Fatmirësisht, në simulimin e fundit, përpara se të nisnim misionin, i kishim parë ato”, tha Griffin, “dhe kur dolën në fluturim, djemtë dinin më shumë për këtë. E hodhën një vështrim të shpejtë për t’u siguruar që të gjitha udhëzimet janë të sakta, mirëpo shpejt e dhanë urdhrin për “vazhdim”. I riu i cili bëri atë telefonatë ishte në të 20-at”.
Vetëm pak minuta më vonë, Armstrongu gjithashtu ishte në gjendje të bënte një telefonatë prej disa sekondave, kur mundi të shihte nga dritarja e Shqiponjës se vendi i zgjedhur i uljes, nga NASA, në të vërtetë ishte me kratere dhe shkëmbinj të mëdhenj. Pavarësisht se mbaroi karburanti dhe se e ndjeu presionin për anulim, vendosi të manovrojë për të gjetur një vend të rrafshët për t’u ulur.
“E shikonim dhe ai ishte nervoz. Gjithçka në atë moment varej nga Neil Armstrongu”, tha Griffin. “Dhe, nuk do ta harroj kurrë kur Buzz Aldrini tha se ‘po marrim pak pluhur’. Në atë moment mendova se do t’ia dilnim, sepse e kemi një motor që e fryn pluhurin nga Hëna. Neil më tha një herë, ‘kjo është si puna e veturës. Kur është bosh, ka pak gjëra në rezervuar’”.
Pas uljes dhe kthimit të sigurt të Apollos 11, programi hënor i NASA-s vazhdoi deri në vitin 1972, duke zbritur në Hënë edhe për pesë herë të tjera. Tashti, gara sërish po nxitet për të dërguar njerëzit në Hënë – këtë herë me teknologji shumë më të zhvilluar. Astronautët e misionit Artemis të NASA-s synojnë uljen në vitin 2026, ndërsa Kina po thotë se deri në vitin 2030 do të dërgojë njerëzit e vet në Hënë.
“Mendoj se sot, 50 vjet më vonë, rëndësia historike ka më shumë ndikim tek unë sesa atëherë”, tha Griffin. “A e kuptoni se çfarë bëmë ne dhe me teknologji të vjetër, dhe kjo disi më mahnit. Më mahnit edhe më shumë fakti se ishim në gjendje të bëjmë atë që kemi bërë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR
Para 70 vitesh u incizua kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë”: Me këngëtarin Rudolf Stambolla, të parin e muzikës moderne shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje