Drejtori i Sektorit të Sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjike (GFZ) në Potsdam, Frederik Tilmann, në një intervistë për Deutsche Welle, thotë se bregdeti shqiptar hyn tek ato rajone të Evropës që kanë qenë të ekspozuara ndaj rreziqeve të rënda sizmike.
Sipas tij, tërmetet në këtë rajon kanë të bëjnë me lëvizje të Afrikës drejt veriut, ku pllaka kontinentale afrikane lëviz me disa milimetra në vit drejt Evropës dhe këto përplasje kontinentale krijojnë tensione, sidomos pjesë të mikropllakës së Adriatikut shtyhen e hyjnë nën Ballkan.
Deutsche Welle: Një seri tërmetesh, më i forti me një magnitudë prej 5,6, tronditën Shqipërinë në fundjavë. Prej disa dekadash nuk kishte rënë një tërmet kaq i fortë. Edhe në qershor pati një tërmet të shkallës 5.2 në Korçë. A po bëhet Shqipëria një zonë sizmike e rrezikuar?
Frederik Tilmann: Bregdeti i Shqipërisë ka hyrë gjithmonë në ato rajone të Evropës, që kanë qenë të ekspozuara ndaj rreziqeve të rënda sizmike. Tërmetet në këtë rajon kanë të bëjnë me lëvizje të Afrikës drejt veriut. Pllaka kontinentale afrikane lëviz me disa milimetra në vit drejt Evropës. Këto përplasje kontinentale krijojnë tensione, sidomos pjesë të mikropllakës së Adriatikut shtyhen e hyjnë nën Ballkan. Tërmeti në afërsi të Tiranës ka të bëjë me këto tensione.
Deutsche Welle: Nëse shikon hartën me tërmetet të regjistruara në Evropë në 14 ditët e fundit, vëren se lëkundje ka pasur vetëm në Itali dhe në Evropën Juglindore, natyrisht jo në dimensionin e tërmetit të fundjavës në Shqipëri, por është një numër i konsiderueshëm lëkundjesh të vogla. Cilat janë arsyet gjeologjike e tektonike shkaktojnë këto lëkundje dhe tërmete?
Frederik Tilmann: Italia dhe Evropa Juglindore janë rajonet më të rrezikuara sizmike të Evropës dhe si rezultat atje shfaqet një aktivitet i lartë tërmetesh të vogla dhe të parrezikshme. Tërmetet shfaqen kudo ku krijohen tensione në tokën e ngurtë, kryesisht por jo vetëm në koren e tokës, dhe aty ku temperaturat janë mjaft të ulëta. Këto tensione çlirohen përmes deformimeve të papritura me plasaritje të tokës (pra tërmet). Ndërsa në temperatura të larta shkëmbinjtë deformohen plastikisht në një proces pak a shumë të vazhdueshëm, pa krijuar një lëshim të papritur të energjisë.
Deutsche Welle: Shpesh dëgjojmë që transformimi i klimës favorizon katastrofat natyrore. Në ç’raport qëndron ndryshimi i klimës me shpeshtimin e tërmeteve?
Frederik Tilmann: Pjesa më e madhe e energjisë sizmike çlirohet nga tërmetet tektonikë, do të thotë nga tensionet që grumbullohen nga lëvizjet afatgjata të kontinenteve, lëvizje që e marrin impulsin nga procese të brendshme në brendësi të tokës. Ndryshimi i klimës praktikisht nuk ka ndikim në këto procese të brendshme. Megjithatë ne e dimë, se me lëvizjet ngritëse vertikale pas shkrirjes së gjerë të akullnajave në fund të epokës së fundit të akullit, janë shkaktuar tërmete shumë të fuqishme me magnituda më të mëdha se M7, për shembull në vendet skandinave. Por ky është një proces shumë i ngadalshëm dhe edhe në këtë situatë aktiviteti i lëkundjeve në mbarë botën do të dominohet nga lëkundje tektonike, si p.sh ajo në Shqipëri.
Deutsche Welle: Qendra gjermane e Kërkimeve Gjeologjike, në të cilën ju drejtoni sektorin e sizmologjisë, kryen matje sizmike në mbarë botën përmes sistemit të monitorimit të tërmeteve. Në ç‘masë mund të përdoren këto matje për të vlerësuar rrezikun nga tërmeti duke e bërë atë të parashikueshëm?
Frederik Tilmann: Parashikimi afatshkurtër i tërmetit nuk është i mundur në gjendjen aktuale. Sidoqoftë me vëzhgimin e vazhdueshëm të aktivitetit të tërmeteve mund ta vlerësosh më mirë rrezikimin e rajoneve të caktuara në një periudhë afatgjatë. Përveç kësaj për shkak të përcaktimit të shpejtë të parametrave të lëkundjeve mund të jepet ndihma me efikasitet dhe në disa raste është e mundur edhe paralajmërimi disa sekonda përpara. Por sisteme të tilla ka në pak vende, si në Mexiko City dhe në Japoni.
Deutsche Welle: Në rastin e Shqipërisë çfarë mund të këshillohet si prevencion? Në ndërtimet e shtëpive jo gjithmonë është menduar për rrezikun e tërmeteve. Çfarë duhet marrë parasysh në ndërtimin e banesave, me qëllim që ato të jenë të sigurta e rezistente ndaj tërmeteve.
Frederik Tilmann: Nuk i njoh saktësisht detajet e situatës në Shqipëri, cilat norma ndërtimi ekzistojnë dhe në ç‘masë respektohen ato në praktikë, prandaj mund të bëj pohime të përgjithshme. Së pari duhet themi se sipas raportimeve të mediave, ky tërmet me sa duket jo i rëndë, nuk ka shkaktuar viktima apo lëndime serioze. Në përgjithësi nuk është e mundur që të shmangen krejtësisht pasojat e një tërmeti. Prandaj primare është shmangja e kolapsit të plotë, për të mbrojtur njerëzit, që ndodhen brenda shtëpive. Disa lloje ndërtimesh, për shembull muratura të papërforcuara, me çati të vendosura lirshëm, janë të prirura të shemben nga lëkundjet e forta dhe duhen shmangur në zonat e rrezikuara nga tërmetet. Në përgjithësi ekziston mundësia që edhe materiali ekzistues historik i ndërtesave të bëhet më rezistent ndaj tërmeteve duke i vendosur struktura lidhëse dhe përforcuese shtesë.
Por të riparosh është më e shtrenjtë se të ndërtosh nga fillimi në bazë të normave të mbrojtjes nga tërmeti. Për t‘i përdorur në mënyrë sa më efektive fondet në dispozicion, është e rëndësishme të vlerësohet sa më saktë shkalla e rrezikut, Për këtë duhet rikonstruktuar sa më saktë historiku i tërmeteve dhe që shumë të dhëna për rënien e dridhjeve të kombinohen me distancën nga vatra e tërmetit. Shkëmbimi i të dhënave mes partnerëve evropianë ka përparësi kryesore. Shumë nga të dhënat sizmologjike të mbledhura në Evropë janë tashmë të hapura, apo shkëmbehen në bazë të marrëveshjeve bilaterale. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit