LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria në vendin e 43-të në botë për rrezikun nga tërmetet

Shqipëria në vendin e 43-të në botë për rrezikun nga tërmetet

Zona e bregdetit shqiptar, ajo Leskovik-Korçë-Pogradec dhe zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi janë më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri.

Sizmiologu shqiptar në Lajpcig të Gjermanisë, Ervin Kasaj pas lëkundjeve të tokës një ditë më parë, analizon se në vendin tonë gjithsesi nuk është përjetuar një tërmet i madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979 në Shkodër.

Kasaj thotë në një analizë se në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet.

Në hartën botërore të rrezikut, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke e klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II-të para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Paralajmërojnë sizmologët: Një tërmet si i Shqipërisë mund t'ua merr jetën 30 mijë njerëzve në Stamboll
Lexo po ashtu Paralajmërojnë sizmologët: Një tërmet si i Shqipërisë mund t'ua merr jetën 30 mijë njerëzve në Stamboll

Sipas tij, ekspertët kanë përgatitur hartat sizmike, duke evidentuar zonat më të rrezikshme të tërmeteve, e për t’u treguar ekspertëve të ndërtimit, se duhen marrë masa konstruktive për bërjen ballë të këtyre fenomeneve natyrore. Shqipëria bën pjesë në brezin alpino-mesdhetar. Zonat më të rrezikuara janë, pikësëpari, ajo e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik-Korçë-Pogradec, ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje-Elbasan-Peshkopi.

Një shpërndarje e tillë duket se ka të bëjë me ndërtimin gjeologjik dhe tektonik të territorit tonë. Sipas vlerësimeve, me probabilitet 75 për qind, Shqipëria preket çdo vit nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 4.7 ballë, një herë në 50 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të madhe 6.1 ballë dhe një herë në 100 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 6.4 ballë.

Tërmetet më shkatërrimtarë në Shqipëri që shënuan qindra viktima
Lexo po ashtu Tërmetet më shkatërrimtarë në Shqipëri që shënuan qindra viktima

Ndër zonat më të ekspozuara nga tërmetet është bregdeti Lezhë-Ulqin.

“Shumë njerëz në Shqipëri nuk e kanë përjetuar një tërmet të madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979 në Shkodër”, shprehet sizmiologu Kasaj. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori