LAJMI I FUNDIT:

Flashmobit në Aeroportin e Lisbonës

Flashmobit në Aeroportin e Lisbonës

Kompania shtetërore ajrore e Portugalisë, në bashkëpunim me Aeroportin e Lisbonës, ka organizuar një version të flashmobit, për t’i argëtuar kështu udhëtarët që prisnin aeroplanin.

Për ata që nuk dinë se çka është flashmobi – të shpjegojmë se është tubimi i papritur i njerëzve të cilët bëjnë diçka të papritur në një vend publik, dhe shpërndahen menjëherë.

Gjatë javës së kaluar, në Aeroportin e Lisbonës, rreth 30 persona kanë vallëzuar përnjëherë, ndërsa e gjithë ngjarja ishte organizuar për nder të Krishtlindjeve. /Telegrafi/