LAJMI I FUNDIT:

Flas, prandaj ekzistoj

Edhe pse sociologët thonë se aftësia për të menduar është ajo që i bën njerëzit ndryshe nga krijesat e tjera, unë do të isha më dakord me thirrjen që ka bërë intelektuali Octavio Paz, i cili ka fituar çmim Nobel: “Gjuha na bën ne të jemi njerëz.

Të shprehësh atë që mendon dhe ndjen është një bekim dhe rehati. Disa prej nesh kanë më shumë talent se të tjerët. Një gjë shtesë është edhe të pëlqesh literaturën. Të lexosh është një zakon i cili mund të dyfishojë aftësitë tua gjuhësore dhe të bën më efektiv në të folur.


A duhet të shqetësohen emigrantët shqiptarë që prej vitesh jetojnë dhe punojnë jashtë vendit për situatën e shqipes apo të dygjuhësisë te fëmijët e tyre?

Nëse flet dy gjuhë (je bilingual), atëherë je akoma më mirë. Ke dy mënyra për t’u shprehur. Edhe pse në ditët e sotme të flasësh më shume se një gjuhë është padyshim një avantazh praktik, në këtë botë që po shkon drejt globalizimit, shkencëtarët kanë zbuluar se të flasësh dy gjuhë (bilingualiteti) ka avantazhe shumë më thelbësore sesa të mund të komunikosh me njerëz të ndryshëm. Është provuar se bilingualiteti ( dygjuhësia) të ndihmon në nxitjen e inteligjencës.

E besoni apo jo, të flasësh dy gjuhë të bën më të zgjuar. Mund të këtë një efekt të thellë në tru, duke rritur aftësinë për të perceptuar atë që ndodh rreth teje, dhe kjo e fundit, nga ana e vet, të mbron nga sëmundjet që truri mund të marrë duke u plakur.

Sigurisht, kjo pikëpamje është shumë e re dhe tërësisht e ndryshme nga kuptimi që ka pasur përpara shekullit XXI. Shumë studiues, edukatorë dhe politikanë mendonin se një gjuhë e dytë binte në kontrast me të shprehurin dhe perceptimin e gjërave, kështu që një gjuhë e dytë vonon zhvillimin intelektual dhe akademik të një fëmije për një periudhë kohore të rëndësishme. Megjithatë, kjo ide është hedhur poshtë këto kohët e fundit.

Truri ynë ka një sistem ekzekutiv kontrolli. Puna e tij është që të të përqendrojë ty në atë që është e rëndësishme dhe t’i mënjanojë shpërqendrimet. Me anë të tij, ne kemi të mundur të mbajmë dy gjëra të ndryshme në mendje në të njëjtën kohë dhe të përdorim herë njërën e herë tjetrën. Nëse ti i njeh dy gjuhë dhe i përdor shpesh që të dyja, sa herë që ti flet, të dyja gjuhët të vijnë në mendje dhe sistemi i kontrollit duhet t’i organizojë gjërat dhe të japë sinjalin për atë që është më e rëndësishme.

Ata që flasin dy ose më shumë gjuhë e përdorin më shumë këtë sistem, kështu që ai bëhet gjithnjë e më efikas. Në këtë mënyrë, të flasësh dy gjuhë mprehë mendjen dhe vonon simptomat e Alzheimerit. Ndoshta, kjo është edhe arsyeja pse Federico Fellini, regjisori Italian i filmave, i njohur në tërë botën thotë: “Një gjuhë tjetër është një pikëpamje e re e jetës”.

“Nëse i flet dikujt në një gjuhë që ai e kupton, çdo gjë i regjistrohet në kokë. Por, nëse i flet dikujt në gjuhën e tij, ato fjalë shkojnë në zemrën e tij”, do thoshte Nelson Mandela për të vënë në dukje rëndësinë e madhe që mbart të mësuarit e gjuhës sa më mirë.

Kurse, babai i filozofisë Rene Descartes thoshte: “Unë mendoj, prandaj jam”. Sot kjo thënie do vlente si: “Unë flas, prandaj jam”, sepse gjuha është mjeti më efektiv që mund të përdorësh për të shprehur idetë dhe mendimet.

Mendja, a nuk e zhyt veten në gjuhë? Gjuha është kanali nëpërmjet të cilit mendja njerëzore arrin të shprehë veten.