LAJMI I FUNDIT:

Fitore e madhe në udhëtim te Llapi, Drita tani është lidere në Superligë

Fitore e madhe në udhëtim te Llapi, Drita tani është lidere në Superligë

Drita ka arritur ta marrë një fitore tejet të rëndësishme si mysafir i Llapit 0-1 për të marrë edhe pozitën e parë në tabelë.

Ndeshja nisi qetë me dy skuadrat që tregonin kujdes dhe kryesisht luhej në mes të fushës.

E rasti i parë i takoi mysafirëve të cilët në minutën e 19-të qëlluan shtyllën nëpërmjet mbrojtësit Liridon Leci.


Pasi kaluan gjysmë ore lojë, Astrit Fazliu pati rast të artë për të shënuar por goditja e tij u prit nga Arben Beqiri.

Në aksionin vijues të mysafirëve, Mirlind Daku tentoi por i vëmendshëm ishte Leotrim Rexhepi i Dritës.

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për Dritën që arritën të shënonin gol.

Futbollisti kryesor i gjilanasve, Xhevdet Shabani shënoi një gol të bukur nga distanca për 0-1.

Pas golit të pranuar Llapi u vërsul në sulm për të gjetur barazimin.

Mirlind Daku tentoi në minutën e 68 nga distanca por topi shkoi mbi portë.

Dy minuta më vonë Liridon Leci ishte afër ta dyfishonte epërsinë e Dritës, por topi që po hynte në rrjetë u largua nga vija fatale nga Zeqiri i vendasve.

Deri në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat kishin disa gjysmë raste por që rezultati mbeti ai i minutës së 49-të.

Vlen të cekët se në minutën e 80-të të ndeshjes, kishte tensione në tribuna pasi një numër i madh i Intelektualëve kishin udhëtuar nga Gjilani për ta përkrahur Dritën.

Policia e Kosovës ka intervenuar menjëherë derisa ka shoqëruar disa tifozë.

Me këtë fitore Drita merr pozitën e parë në tabelë me 36 pikë të tubuara sa ka edhe Prishtina.

Ndërkohë Llapi që ishte lidere dy javë më parë tani e sheh vetën në pozitën e tretë me dy pikë më pak.

Në ndeshjen e radhës Llapi do të ketë një udhëtim të vështirë pasi do të luaj ndaj Flamurtarit që po kërkon mbijetesën.

Ndërkohë Drita në Gjilan do ta mirëpres ekipin nga Gjakova, Vëllaznimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori