LAJMI I FUNDIT:

Firmoset marrëveshja për mbështetje ekonomike para anëtarësimit

Firmoset marrëveshja për mbështetje ekonomike para anëtarësimit

Qeveria e Kosovës dhe Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë, të enjten do të nënshkruajnë Marrëveshjen për mbështetje ekonomike para anëtarësimi. Marrëveshja e cila do të nënshkruhet në Prishtinë është pjesë e pakos financiare evropiane, e premtuar në Konferencën ndërkombëtare të donatorëve.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje pritet ta bëjnë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefi i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, në prani të Komisionarit të Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oli Rehn. /Telegrafi/