LAJMI I FUNDIT:

Filmoi protestat në Francë, polici godet 26-vjeçarin me shkop në organin gjenital – mjekët u detyruan t’ia amputojnë njërin testikul

Filmoi protestat në Francë, polici godet 26-vjeçarin me shkop në organin gjenital – mjekët u detyruan t’ia amputojnë njërin testikul

Një burrë 26-vjeç thotë se ishte duke filmuar protestat në Paris kundër reformave të pensionit, kur një polic e goditi me shkop me tërë forcën në organin gjenital – ku si pasojë mjekët janë detyruar t’ia amputojnë njërin testikul që ta shpëtojnë.

Burri i identifikuar nga mediat franceze si Ivan S, ka ngritur padi kundër policisë parisiene, nën akuzën për përdorim të tepruar të forcës, transmeton Telegrafi.

E përditshmja franceze Liberation ka identifikuar burrin si 26-vjeçarin me profesion inxhinier në një kompani të madhe franceze, i cili kishte dalë në demonstrata kundër sistemit të reformave pensionale.


Rreth një milion njerëz morën pjesë në demonstratat në mbarë Francën, kurse të paktën 80 mijë morën pjesë në tubimin më të madh në Paris.

Ata demonstruan kundër planit të presidentit francez Emmanuel Macron, që ta rrit pragun e moshës për të dalë në pension.

Burri tha se policia fillimisht e kishte rrëzuar në tokë derisa po filmonte demonstratën. Me të patur kontakt me tokën, një polic i ishte vërsul duke e goditur me shkop në testikuj.

E komandanti i policisë në Paris, Lauren Nunez, ka urdhëruar fillimin e hetimeve lidhur me këtë incident që është bërë bujë në mediat botërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori