Pas diskutimeve që u bënë gjatë vitit 2017 për mbi prodhimet kinematografike të ish-Kinostudios “Shqipëria e re”, Erblin Vukaj boton studimin “Filmat e komunizmit propagandë apo pasuri kombëtare?!”. Autori sjell intervista me kineastë, analizon të drejtat e autorit të filmave, mënyrën e transmetimit të tyre në televizione, duke shtruar edhe shembujt konkretë, se si vende të tjera ish-komuniste kanë operuar.
“Në fakt, studimin e kemi parë si një lloj përmbledhje të asaj që u bë në vitin 2017. Kemi ndalur tek të gjithë zërat, pro edhe kundër rishikimit të mënyrës së filmave të ish- Kinostudios ‘Shqipëria e re’, po dhe i kemi shtuar këndvështrimin e kuadrit ligjor, që e mundëson transmetimin, debatit që ka qenë që prej viteve ‘90, për mënyrën se si do të menaxhohej pasuria e ish-Kinostudios, dhe në një farë mënyre se si mund të lejohej transmetimi. Kemi sjell në vëmendje problematikën që shfaq mënyra e transmetimit, pa një kontekst për propagandën apo një lloj filtri përzgjedhës të filmave apo të gjithë asaj prodhimtarie, krahas kësaj dhe një lloj rekomandimi se kush mund të ishte zgjidhja për situatën”, shprehet Vukaj.
Aty nuk mungon as një listë e përpiluar nga ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, me 82 filma të cilët edhe pse, sipas tij, janë problematikë, vazhdojnë të shfaqen ende në ekran.
“Problematik janë ‘Ngadhënjim mbi vdekjen’, që niset nga një ngjarje e trilluar dhe krijon kontekst krejt tjetër për mënyrën se si ishte realisht Lufta e Dytë Botërore. Filmi ‘Debatik’ i jep tjetër kontest luftës, sikur në atë kohë kishin shumë rol të fortë fëmijët. Nëse e shohim në prizmin se si realisht Kinostudio e shihte luftën, mund të vijmë tek aforizmi se ‘Luftën e vërtetë e ka kryer Kinostudio edhe jo partizanët’. ‘Gëzhoja e vjetër’ ka 100 për qind trajtën ideologjike të asaj periudhë, që vë në qendër të vëmendjes rolin e ish-Sigurimit”.
Propozimet që Vukaj shtron janë të ndryshme, referuar eksperiencave të vendeve të ndryshme ish-komuniste, kontekstualizimit të filmave me titra, ku do të shënohet se prodhimi kinematografik është realizuar i ndikuar nga realiteti ideologjik i regjimit komunist
“Propozimet janë të gjithanshme, por kjo varet edhe nga vullneti apo fondet, që do të jenë në dispozicion. Vendosja e një strishe mund të kishte një kosto për prodhimin, por mund ta vinte në pararojë audiencën. Tjetër propozim mund të ishte krijimi i një liste. Në këtë studim ne kemi listuar rreth 82 filma, që i kemi analizuar si problematikë, qoftë nga përmbajtja historike edhe denigruese në raport më këto klasa. Në studimin tonë ne kemi përmbledh dhe këndvështrime, që kanë ndjekur vende të caktuara të ish-kampit sovjetik. Ndryshe nga Shqipëria, vende si Estonia, Letonia, që ishin në kampin Sovjetik, e trajtuan kinematografinë e diktaturës, si një kinematografi që vinte nga Bashkimi Sovjetik, nga Rusia. E kishin më të thjeshtë që ta ndanin se kjo ishte një vijë, që në një farë mënyre e kishin pushtuar vendin edhe e kishin më të thjeshtë debatin. Në Rumani u vendos të mos transmetoheshin më këta filma. Ukraina është e vetmja që e ka sanksionuar në ligj mos transmetimin e tyre. Ne këto nuk është se ia këshillojmë Shqipërisë, sepse nuk ka ende një ligj për dekomunistizimin në vetvete, por një nisje drejt këtij procesi do të ishte mirë për shqiptarët”.
Erblin Vukaj përfundon bisedën duke thënë se nëse do të ekzistojë dëshira e mirë e regjisorëve që të bashkëpunojnë në këtë proces, filmave do t’u jepej vlera e tyre reale. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

Thënie nga Gjergj Fishta: Më dhemb kryet nga njato parla-parla të parlamentarëve - dokrra pa kokrra!
Teto Ollga “mbledh” turistët e vendasit për një festë në Tushemisht

Historia e Skënderbeut, në 60 piktura

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët