LAJMI I FUNDIT:

Fillon puna për eliminimin e moçalit problematik në Obiliq

Fillon puna për eliminimin e moçalit problematik në Obiliq

Përpos problemeve me ndotjen e ajrit nga termocentralet, dhe mbeturinave në deponinë e Mirashit, Obiliqi kishte deri më tani edhe një problem tjetër. Ka kohë që si mungesë e kanalizimit, banorët e lagjes “Hashani” në Obiliq përballen me erën e një moçali të krijuar shumë pranë shtëpive në këtë lagje.

Ujërat e zeza dhe reshjet e kohë pas kobshme me shi, po krijojnë probleme të mëdha për banorët e kësaj lagje duke ua bërë të pamundur edhe daljen në oborret e tyre.

Por, për këtë Komuna e Obiliqit tanimë vetëm se ka marrë masa. Në komunë thonë se ky është investimi më i madh që është bërë ndonjë herë në Obiliq, me anë të së cilës nga Mazgiti, përgjatë kësaj zone e deri te lumi Sitnica do të bëhet kyçja e rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza dhe atyre atmosferike.


Ky projekt, i cili ka kushtuar 124 mijë euro, sipas Burim Gërgurit, drejtor për Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, do të zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin që kanë këto fshatrat nga bllokime të tilla.

“Problemi, që i kemi pasur të vazhdueshme me qytetar dhe me këto prona po i vije fundi. Ky është një projekt i veçantë mbi 124 mijë euro, do të thotë kanalizimi fekale dhe kanalet që njëherë e përgjithmonë do të merr fund për kanalizimet e fshatrave Mazgit i lartë, Mazgit i ulët, një pjesë e Llazarevës, Obiliqi i vjetër dhe një pjesë e Obiliqit, gjegjësisht lagjja Hashani e vjetër dhe lagjja nën hekurudhë. E shihni edhe vet, prapa vendin ku në mes të qytetit grumbullohen ujërat e zeza për mos funksionim të kanalizimit dhe ujërave atmosferike. Projekti ka filluar javën e kaluar, jemi duke e implementuar dhe shpresojmë që koha ka me qenë ndër faktorët kryesorë që nuk do të na pengojnë gjatë procesit”, tha Gërguri.

Sipas Gërgurit, përveç këtij investimi, sivjet janë investuar edhe dy segmente tjera jashtëzakonish t të mëdha në këtë qytet. “Përveç këtij kanalizimi në këtë vit janë investuar edhe dy segmente jashtëzakonisht të mëdha në qytet. Është në hyrje të Obiliqit dhe kah pjesa e Kosovës B, gjegjësisht në rrugën e Llapit që është bërë investimi më i madh në kanalizim. Pra, prapa meje shihet ku derdhen ujërat atmosferike, për vite të tëra do të thotë njerëzit përveç problemeve të mëdha që kanë pasur me kanalizim, kanë pasur probleme edhe me kundërmim të ajrit dhe me era të pakëndshme dhe insekte. Po besoj që këtij po i vije fundi këtij problemi të stërzgjatur për këta banorë”, shtoi ai.

Por, banorët tregojnë për problemet e mëdha që kanë pasur ata deri më tani, të cilët nuk kanë mundur të dalin asnjëherë të qetë në oborret e tyre, për shkak të erës që vije aty.

Naim Krasniqi, banor i Obiliqit, thotë se ata janë ankuar shumë herë në komunë, por deri më tani asgjë. “Kjo na ka penguar shumë jashtëzakonisht, kemi dashur ta mbyllim gjithë ditën është dashur t’i mbajmë dyer dhe dritare mbyllë për shkak të erës së madhe. Kemi biseduar me Burimin i cili është drejtor në komunë për këtë çështje dhe tani punimet ja kanë filluar të shohim, deri afër janë ardh, deri tek ura, por të shohim më tutje çka po ndodhë. Por, pengim katastrofë”, tha Krasniqi.

Edhe Xhevat Hashani tregon për tmerret që ata po i përjetojnë për shkak të këtij uji të grumbulluar. Përkundër Krasniqit, ai thotë se nuk beson që do rregullohet deri sa ta sheh që ky ujë është lar guar që aty. “Siç pe shihni edhe vet, këtu shihen ujërat e zeza. Këtu neve s’na ka mbet tjetër gjë vetëm të shpërngulemi prej këtu, se nuk mundemi as të rrimë, as të dalim në kopsht se le më të bëjmë edhe një ndej këtu…Unë shpresoj vetëm kur të shoh duke punuar dhe duke ardhur për ta rregulluar këtë çështje. Unë për këtë kam qenë edhe vëllezërit e mi, kanë qenë edhe kushërirë tanë që e kanë edhe ata hallin e njëjtë, do të thotë unë nuk besoj deri sa të shoh duke u kryer puna, atëherë kur nuk t’i shoh këto ujëra të zeza mbi tokë dhe kur era nuk vije më, atëherë besoj unë”, tha Hashani.

Sipas planit dinamik të punës ky projekt është paraparë që të finalizohet brenda 60 ditëve, i cili parasheh kanalet dhe kanalizim prej të gjatë prej 2 kilometrave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori