LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë përgatitjet për konferencën e investimeve

Fillojnë përgatitjet për konferencën e investimeve

Paraqitja e mire e qeverisë së Kosovës në konferencën e donatorëve që u mbajt në Bruksel dhe vlerësimi që kanë bërë donatorët për përgatitjen e qeverisë dhe Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, duket se i ka lënë shije të mirë qeveritarëve tanë që të fillojnë përgatitjet për një konferencë tjetër, atë të investimeve.

Në këtë kuadër ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, është takuar me Katharine L. Uhre, këshilltare e lartë për punë komerciale dhe biznes në Departamentin Amerikan të Shtetit SHBA-ve, Valerie K. Bilgri Holm, zyrtare e sektorit ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve dhe Gazmend Ahmeti, specialist i ekonomisë në këtë ambasadë. /Telegrafi/