Me moton “Mëso, zbato, vepro” sot filloi programi për fuqizimin e të rinjve të Kosovës “Coca-Cola përkrah Rininë”në Prishtinë. Coca-Cola HBC Kosova po organizon për herë të parë një program të tillë me qëllim të aftësimit të të rinjve për treg të punës dhe vetëpunësim.
Pjesëmarrësit e programit janë të rinjtë e moshës nga 18-30 vjeç të cilët nuk punojnë dhe duan të ngrisin kapacitetet e tyre për jetë dhe punë. Ata do të trajnohen në zhvillim të aftësive si menaxhimi i kohës dhe i projekteve, informata kthyese, se si të komunikohen përparësitë dhe arritjet në mënyrë efektive, komunikimi biznesor dhe etika në biznes etj.
Me rastin e hapjes zyrtare të trajnimeve, menaxherja për komunikim e kompanisë Coca-Cola HBC Kosova Albena Pllana, i’u dëshiroi mirëseardhje dhe suksese të gjithë të pranishmëve.
“Njëri nga problemet më shqetësuese në vend është papunësia e të rinjve tanë dhe fuqia e tyre punëtore e pashfrytëzuar. Dëshira për t’u bërë pjesë e tregut të punës është vërejtur edhe në aplikimet e shumta që i kemi marrë për t’u bërë pjesë e këtij programi. Shpresoj se kjo do të ju shërbej ju si një mundësi e shkëlqyer që të avanconi aftësitë tuaja dhe të bëheni kompetent në një fushë të caktuar” u shpreh znj. Pllana.
Njëri nga pjesëmarrësit e këtij programi, Betim Llapashtica tregoi se i vlerëson këto trajnime ngase ai do të mund të përgatitet për tregun e punës. “Unë kam përfunduar studimet mirëpo akoma nuk kam arritur të bëhem pjesë e tregut të punës. Besoj se ky program do të ma ofrojë mundësinë që të krijoj kontakte dhe të kem një ide të qartë se çfarë të kërkoj për veten. Dua të falenderoj kompaninë Coca-Cola HBC Kosova për këtë mundësi”, tha ai.
Rreth dobive të programit “Coca-Cola përkrah Rininë” foli edhe njëra nga ligjërueset e këtij trajnimi, znj. Shenaj Shala: “Ky format i programit është shumë i nevojshëm për të gjithë të rinjtë të cilët nuk punojnë mirëpo duan që të zhvillojnë aftësitë e tyre kyçe dhe të ndërmarrin për veten diçka konkrete. Në fund të këtij trajnimi, pjesëmarrësit besoj se do ta kenë shumë më të qartë se ku të fokusohen dhe rrisin vetëbesimin se ata janë të gatshëm për t’u bërë pjesë e tregut të punës.
Programi “Coca-Cola përkrah Rininë” mbështetet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, ICK, Rrjeti CSR në Kosovë, Venture UP.
Trajnimet do të zgjasin tri ditë për secilin grup dhe në total nëpër këtë program do të kalojnë 10 grupe me 300 të rinjë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker