Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, konfirmon se aplikimi i Kosovës për pranim në këtë Federatë, konsiderohet i përmbushur (si kandidim) në momentin e pranimit në UEFA.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Zyrën për Media të FIFA-s në lidhje me paralajmërimet e Serbisë se do ta dërgojë në Gjykatën e Arbitrazhit pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane – UEFA, me pretendimin se me këtë vendim, UEFA kishte shkelur statutin e saj.
Por, nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit nuk ka një përgjigje të prerë për implikime të mundshme të këtyre tentativave të Serbisë sa i përket aplikimit të Kosovës për pranim në FIFA.
“Nuk mund të përgjigjemi në pyetje apo çështje hipotetike”, ishte përgjigja e Cilla Duncan nga Zyra për Komunikim me Media në FIFA, në lidhje me përpjekjet e Serbisë për të penguar apo kthyer mbrapsht anëtarësimin e Kosovës në federatat ndërkombëtare të futbollit përmes Gjykatës së Arbitrazhit.
Nga FIFA rikujtohet se Federata e Futbollit të Kosovës, e ka pasur të qartë se mund të aplikojë për anëtarësim në këtë Federatën Ndërkombëtare të Futbollit nëse paraprakisht bëhet anëtare e UEFA-s (kusht ky që tashmë është plotësuar).
Në përputhje me dispozitat përkatëse, pranimi i Kosovës në UEFA përcillet me një raport përfundimtar i cili i dorëzohet FIFA-s, me çka Kosova e fiton një mbështetje shtesë.
Kandidatura e Kosovës për pranim në FIFA pritet të vihet në votim në Kongresin e ardhshëm të FIFA-s në Meksiko City që mbahet më 12 dhe 13 maj.
Në faqen zyrtare të FIFA-s tashmë është publikuar agjenda, dhe aplikimi i Kosovës për pranim është në pikën e 15-të të rendit të ditës, çka lë të nënkuptohet se votimi me gjasë do të bëhet më datën 13 maj. Për anëtarësim në FIFA, Kosovës do t’i duhen 105 nga 209 vota sa janë gjithsej.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri kishte deklaruar se përpjekjet e Serbisë për të bllokuar Kosovën kanë qenë të kota. Sipas tij, edhe në rastin e pranimit në UEFA, pala serbe me gjithë forcën kishte provuar ta heq nga rendi i ditës pranimin e Kosovës, por kishte dështuar në këtë qëllim.
“Në Kongresin e FIFA-s i cili do të mbahet, mendoj se do të jetë edhe më mirë sesa në UEFA dhe nuk ka asnjë arsye për të mos qenë ashtu”, është shprehur Vokrri.
Nëse FIFA voton për pranimin e Kosovës në këtë Federatë, pritet që më pas të shqyrtohet edhe përfshirja në kualifikimet për Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në Rusi më 2018, në grupin I, ku bëjnë pjesë edhe Kroacia, Ukraina, Turqia, Finlanda dhe Islanda. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Flatro u bashkohet zërave se Bad News Eagles po kthehet?
Gjiganti i Ligës Premier arrin marrëveshje me Bayernin për Mathys Tel
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Morata te Galatasaray, sa do të fitojë Milani nga shitja e tij
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale